Arkiv-Lajme
Alibeaj intervistë në “Mapo”: PD-së i duhet një ofertë e re politike mbi qeverisjen
Në një intervistë për gazetën “Mapo”, Enkelejd Alibeaj komenton zhvillimet politike në vend, akuzat e deputetit Tom Doshi, debatin për hapjen e dosjeve, opozitarizmin e Bashës dhe nevojën për një ofertë të re politike. Alibeaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së nuk parasheh një situatë optimiste pas akuzave të forta të deputetit Tom Doshi drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. “…Askush nuk po ndërmerr hapa që të shkojnë drejt qartësimit, kthjelltësimit, dhe qetësimit të tij.
Njësia “Antieksploziv” shpërthen çantën e dyshimtë tek parku Rinia, atje ku ishte njoftuar takimi i Ramës me mësuesit
Një alarm për eksploziv ka ndodhur në një kohë kur tek “Taivani”, Kryeministri Rama pritej të zhvillonte sot takimin e festës së 7 Marsit me mësuesit e dalluar në orën 12:00. Alarmi i ngritur rezultoi fals, pas shpërthimit të kontrolluar nga forcat xheniere nëpërmjet një pushke me ujë. Ngjarja nisi në orën 8:40, kur me një telefonatë nga kalimtarët, Policia u njoftua për një çantë ngjyrë blu me shënimin “Mos prek” sipër saj, vendosur mbi një stol të parkut “Rinia”. Menjëherë u ngritën dyshimet për lëndë eksplozive.
PD kallëzon penalisht ministrin e Brendshëm për çështjen “Doshi”: Shpërdoroi detyrën, fshehu krimin dhe pengoi zbulimin e së vërtetës
Partia Demokratike ka depozituar sot një kallëzim penal për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreun e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi. Ky kallëzim erdhi një ditë pasi Prokuroria për Krimet e Rënda nisi marrjen e dëshmive të personave që kishin dije për akuzat e deputetit të Shkodrës Tom Doshi. Në një deklaratë për media, pas depozitimit të kallëzimit, deputeti i PDsë, Arben Ristani ka bërë me dije se në këtë kallëzim, Tahiri akuzohet për shpërdorim të detyrës, fshehje të krimit të planifikuar dhe pengim të zbulimit të së vërtetës.
Irena Beqiraj komandohet në krye të Doganave, mban dhe postin e zv/ministres së Financave
Zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj nga sot do të mbajë përkohësisht dhe postin e drejtoreshës së Doganave, në krye të së cilit deri dje ishte Elisa Spiropali. Ishte ministri i Financave Shkëlqim Cani i cili bëri të ditur vendimin për komandimin e zonjës Beqiri në krye të doganave, duke sqaruar se Beqiraj do të mbajë të dy postet: “Nuk ja hoqëm gradat bëhet më e fuqishme” tha Cani. Lajmin e dorëheqjes e bëri të ditur dje vetë Spiropali nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
“Të urtët gjer në dhimbje”
nga Leonard Veizi
Ata janë vërtet të urtë, e të thjeshtë gjer në dhimbje. Madje deri në dhimbjen e skajshme. Në madhështi janë gjithashtu.
Duke kaluar nëpër mend këto vargje të Kadaresë nuk është e vështirë të kuptosh gjithsesi se fati i tyre në vite ka qenë i njëjtë. Pjesë e sakrificës njerëzore për të dhënë nga vetja atë që u duhet aq shumë njerëzve: “pak dritë”. Janë mësuesit, të klasave të para dhe të viteve të treta të gjimnazit. Janë ata të parashkollorëve. Pedagogët e universiteteve janë gjithashtu.
“Panorama”/ Dëshmia në Prokurori, Frroku, përkundër asaj çka tha Tom Doshi, deklaron se nuk e njeh Durim Bamin
“Panorama” shkruan se deputeti kristiandemokrat, Mark Frroku, duket se ka mohuar të ketë qenë në dijeni për ndonjë atentat apo komplot për vrasje ndaj kolegut të tij, Tom Doshi. Një ditë pas deklaratave të Doshit, që tha se ishte njoftuar nga kolegu i tij i Partisë Kristiandemokrate për “planin e vrasjes”, Prokuroria e Krimeve të Rënda mori në pyetje dje deputetin Mark Frroku. Ai ishte në listën e shtatë zyrtarëve të parë, që organi i akuzës kërkoi për t’i marrë në pyetje për hetimin e hapur mbi akuzat e Tom Doshit.
Vëllai i Durim Bamit: Vëllai im lëvizte me makinë të blinduar që ia dha Tom Doshi, por ai nuk vret njerëz
“Nuk e besoj se vëllai im është paguar për të vrarë, sepse nuk e kam vëllanë të atillë, që të kryejë vrasje”. Ky është rrëfimi për “Gazeta Shqiptare” i vëllait të Durim Bamit, personit të vetëm që është arrestuar si i porosituri që ka marrë para për të vrarë ishdeputetin socialist, Tom Doshi, dhe deputetin demokrat, Mhill Fufi. Valter Bami, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” sqaron se si e njihte vëllai i tij deputetin Doshi dhe tregon se i ka parë 45 herë duke pirë kafe bashkë, në disa vende; në FushëKrujë, por edhe në Nikël.
“Express”/ Ipeshkvët e Bavarisë, pro azilkërkuesve shqiptarë: Një “Plan Marshall” për Kosovën
Për të kthyer më shpejtë azilkërkuesit, Landi i Bavarisë planifikon klasifikimin e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi si "vende të sigurta origjine" Gazeta “Express” shkruan se në Bavari qeverisë CSU, Partia Kristian-Sociale, dhe jo qeveri ka paraqitur të premten këtë kërkesë, ku me një vendim të tillë, autoritetet kanë mundësi që t’i refuzojnë aplikimet e t’i kthejnë azilkërkeusit përmes procedurave të përshpejtuara.
Borxhe te privatët, me garancinë e Bankës Botërore, Qeveria pritet të sigurojë 280 milionë USD
Shqipëria do të kërkojë borxh nga privatët në tregjet ndërkombëtare, duke përdorur si dorëzanës Bankën Botërore. Në një kronikë të transmetuar nga “Top Channel” thuhet se ky është një instrument i papërdorur më parë, përmes të cilit Qeveria do të përpiqet të sigurojë 280 milionë dollarë borxh, nga privatët në tregjet europiane të financave. Deri më tani, Shqipëria ka marrë borxh nga jashtë në dy rrugë.
“Gazeta Shqiptare”/ Ja cili është ‘Toni’, i akuzuari si “porositës” për vrasjen e Doshit, i dënuar me 4 vjet burg për trafik
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Fation Skënderi një prej personave që implikohet në një komplot të mundshëm për vrasje ndaj deputetit të PS, Tom Doshi dhe atij demokrat, Mhill Fufi, nuk është një personazh i panjohur për drejtësinë shqiptare. Pronari i “Truck servis” në Mëzes Tiranë, është arrestuar 10 vite më parë nga policia dhe dënuar për trafikimin e 120 kg heroinë narkotikësh. Prej ditës kur përfundoi dënimin, emri i Fation Skënderit, nuk është përfolur askund, madje thuajse ishte harruar nga publiku.