“Express”/ Ipeshkvët e Bavarisë, pro azilkërkuesve shqiptarë: Një “Plan Marshall” për Kosovën

Postuar në 07 Mars, 2015 01:39

​Për të kthyer më shpejtë azilkërkuesit, Landi i Bavarisë planifikon klasifikimin e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi si "vende të sigurta origjine" Gazeta “Express” shkruan se në Bavari qeverisë CSU, Partia Kristian-Sociale, dhe jo qeveri ka paraqitur të premten këtë kërkesë, ku me një vendim të tillë, autoritetet kanë mundësi që t’i refuzojnë aplikimet e t’i kthejnë azilkërkeusit përmes procedurave të përshpejtuara. Kërkesa e bavarezëve argumentohet me pretendimin se numri i azilkërkuesve nga këto tre vende të Ballkanit është rritur vrullshëm dhe se aplikimet për azil duhet të refuzohen si të paargumentuara. Pas shpalljes së vendeve tjera të Ballkanit si “vende të sigurta”, ishin rritur kërkesat që në këtë kategori të futen edhe Kosova, Shqipëria e Mali i Zi, por e majta në nivel federal dhe në lande i kishte kundërshtuar këto kërkesa. Kjo nismë fitoi shtysë të re në valën e debatit të ndezur aktualisht në sfondin e dyndjes së madhe të azilkërkuesve nga Kosova, që nga fillimi i vitit. Pasi federata u përpoq ta frenojë këtë dyndje, aktualisht numri i azilkërkuesve nga Kosova ka nisur të bie. Ndërkohë ipeshkvët katolikë në Bavari janë shprehur kundër nismës për ta shpallur Kosovën si vend të sigurt origjine. Ipeshkvët i bënë thirrje BE-së, të ndihmojë në ndërtimin e strukturave ekonomike dhe sociale të shtetit në Kosovë. Kryetari i Konferencës së ipeshkëve gjermanë, kardinali i Munihut Reinhard Marx propozoi një lloj “Plani Marshall” për Kosovën. Në këtë mënyrë, sipas tyre, mund t’ju ndihmohet njerëzve që ata të mund të qëndrojnë në këtë vend.

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/ipeshkvet-e-bavarise-pro-azilkerkuesve-shqiptare-nje-plan-marshall-per-kosoven-85247/#ixzz3TicZ05ez

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.