Irena Beqiraj komandohet në krye të Doganave, mban dhe postin e zv/ministres së Financave

Postuar në 07 Mars, 2015 03:42

Zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj nga sot do të mbajë përkohësisht dhe postin e drejtoreshës së Doganave, në krye të së cilit deri dje ishte Elisa Spiropali. Ishte ministri i Financave Shkëlqim Cani i cili bëri të ditur vendimin për komandimin e zonjës Beqiri në krye të doganave, duke sqaruar se Beqiraj do të mbajë të dy postet: “Nuk ja hoqëm gradat bëhet më e fuqishme” tha Cani. Lajmin e dorëheqjes e bëri të ditur dje vetë Spiropali nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook. Ajo deklaroi se arsyeja e vetem e largimit nga posti i drejtimit të Doganës është fakti i të bërit nënë dhe përkushtimit të fëmijës së saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.