Borxhe te privatët, me garancinë e Bankës Botërore, Qeveria pritet të sigurojë 280 milionë USD

Postuar në 07 Mars, 2015 01:11

Shqipëria do të kërkojë borxh nga privatët në tregjet ndërkombëtare, duke përdorur si dorëzanës Bankën Botërore. Në një kronikë të transmetuar nga “Top Channel” thuhet se ky është një instrument i papërdorur më parë, përmes të cilit Qeveria do të përpiqet të sigurojë 280 milionë dollarë borxh, nga privatët në tregjet europiane të financave.  Deri më tani, Shqipëria ka marrë borxh nga jashtë në dy rrugë. Së pari, në formën e kredive të drejtpërdrejta nga institucionet e zhvillimit si Banka Botërore, FMN apo BERZH; dhe së dyti, përmes eurobondit duke dalë vetë në treg, siç ndodhi në vitin 2010. Sipas “Top Channel” përdorimi i garancisë së Bankës Botërore është një instrument i ri, të cilin Qeveria duket se kërkon ta përdorë për të minimizuar rreziqet e një dështimi të mundshëm. Në buxhetin e këtij viti, deficiti, pra huamarrja e re e Qeverisë, është parashikuar rreth 58 miliardë lekë, ose e konvertuar me kursin aktual afro 480 milionë dollarë.

 

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=294422#tab

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.