Alibeaj intervistë në “Mapo”: PD-së i duhet një ofertë e re politike mbi qeverisjen

Postuar në 07 Mars, 2015 04:33

Në një intervistë për gazetën “Mapo”, Enkelejd Alibeaj komenton zhvillimet politike në vend, akuzat e deputetit Tom Doshi, debatin për hapjen e dosjeve, opozitarizmin e Bashës dhe nevojën për një ofertë të re politike. Alibeaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së nuk parasheh një situatë optimiste pas akuzave të forta të deputetit Tom Doshi drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. “…Askush nuk po ndërmerr hapa që të shkojnë drejt qartësimit, kthjelltësimit, dhe qetësimit të tij. E në fakt është ky demaskimi më i madh që po i ndodh çfarëdo tentative të aktorëve të involvuar në këtë skandal, për të rikuperuar ndopak moralin dhe reputacionin e tyre personal. Para se të jenë individë që përkujdesen për “emrin e tyre të mirë”, janë drejtues të lartë shtetërorë të cilët duhet t’ia kursejnë terrorin psikologjik publikut që i ka zgjedhur…”, – thotë Alibeaj gjatë intervistës për gazetën “Mapo”. Rregullat e politikës në demokraci, në kësi rastesh, sipas Alibeajt, kërkojnë që të rikrijohet edhe njëherë besimi i publikut me qeveritarët e vet. “…Rrugët janë disa, porse vetëm dy janë veprimet politike të cilave nuk mundet t’i shmangesh sipas ligjësisë së regjimit demokratik: së pari është e sigurt që nuk mund të vazhdojë më tej jeta e kësaj qeverisjeje dhe tjetra është se sovrani duhet të marrë në dorë fatet e vendit”, – thotë ai. Alibeaj flet ndër radhë edhe për një qasje rishtare që PD duhet të ofrojë, ku përpos kontestimit të mund të artikulonte paralelisht një ofertë politike apo ideore të re mbi qeverisjen apo edhe për çdo aksion tjetër politik të mazhorancës.

 

http://www.mapo.al/2015/03/alibeaj-pd-se-i-duhet-nje-oferte-e-re-politike-mbi-qeverisjen/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.