“Gazeta Shqiptare”/ Ja cili është ‘Toni’, i akuzuari si “porositës” për vrasjen e Doshit, i dënuar me 4 vjet burg për trafik

Postuar në 07 Mars, 2015 00:59

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Fation Skënderi një prej personave që implikohet në një komplot të mundshëm për vrasje ndaj deputetit të PS, Tom Doshi dhe atij demokrat, Mhill Fufi, nuk është një personazh i panjohur për drejtësinë shqiptare. Pronari i “Truck servis” në Mëzes Tiranë, është arrestuar 10 vite më parë nga policia dhe dënuar për trafikimin e 120 kg heroinë narkotikësh. Prej ditës kur përfundoi dënimin, emri i Fation Skënderit, nuk është përfolur askund, madje thuajse ishte harruar nga publiku. Por, akuzat publike të Tom Doshit, se ndaj tij ishte organizuar një komplot për vrasje, me urdhërues Ilir Metën, kryetar i Kuvendit, trazoi jo vetëm ujërat brenda radhëve të maxhorancës e politikës në tërësi, por nxori në skenë emrin e Fation Skënderit, ish­shoferit të zyrtarëve të lartë të policisë, e më herët oficer në Gardën e Republikës. “Gazeta Shqiptare” shkruan gjithashtu se ndonëse emri i tij, përflitet si ndërmjetës për vrasjen e dy deputetëve, Fation Skënderi, duket se vijon jetën krejt qetësisht në Gjermani, pa u trazuar aspak, që të paraqitet në Prokurorinë për Krime të Rënda për të sqaruar pozicionin e tij në tërë këtë histori.

 

http://www.balkanweb.com/site/kush-eshte-i-akuzuari-si-porosites-toni-i-denuar-me-4-vjet-burg-per-trafik-droge/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.