Përfundon seanca pa votimin e mocionit. Kryeministri: “Çështjen ja lëmë prokurorisë dhe drejtësisë”

Postuar në 05 Mars, 2015 06:08

Kryeministri i Shqipërisë ka bërë një komentër seancën e sotme parlamentare menjëherë pasi ajo ka përfunduar. “Sot ish-kryeministri na dha hapur atë që në fakt ka qenë për të gjitha vitet e qeverisjes së tij, standardi i tij. Pra, një njeri në krye të shtetit që i mbyll gojën prokurorisë, dhe që sot ka lënë pa përgjigje 21 janarin dhe shumë e shumë drama dhe skandale të tjera korruptive. Ne kemi një standard tjetër, atë të punëve të ndara. I takon drejtësisë, prokurorisë, të zbardhë të vërtetën e kësaj farse që na turpëron të gjithëve, sepse merreni me mend se çfarë dëgjojnë partnerët ndërkombëtarë. Ministri i Brendshëm nuk ngriti akuza dje, por ç’montoi farsën e ngritur. Pavarësisht personave të përfshirë nga opozita, ne nuk kërkuam të përfitojmë, por kemi vendosur t’ia lëmë prokurorisë deri në fund”, tha Rama. Nga ana e vet, deputetët e PD-së, nuk kanë votuar as mocionin ndaj kreut të kuvendit, ndonëse Meta ka kërkuar disa herë që të vijohët me këtë procedurë.
s.z

Comments

Submitted by Maks Lela (not verified) on

<p>Po&nbsp;kujt lesh prokurorie ia le ceshtjen ti mor viktime! Po te kishte prokurori, do te kishin ardhur menjehere te sekuestronin videot&nbsp;e Spartak&nbsp;Brahos, e madje do te ishin ne kete moment duke kontrolluar edhe shtepine dhe zyrat e tij!</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.