Arkiv-Lajme
Dash Peza kundërshton Ben Blushin: Rama shoku im, jo i Tom Doshit
“Panorama” boton sot një intervistë të deputeti socialist Dash Peza i cili thotë se Tom Doshi nuk është shok i Edi Ramës, por një bashkëpunëtor i tij për çështjet zgjedhore në zonën e Shkodrës. Sipas Pezës, debati i Blushit me Ramën në mbledhjen e Grupit ishte i panevojshëm, ndërsa shprehet se nuk ka arsye të qenësishme që Ilir Meta të japë dorëheqjen.
Sondazhi/ Besimi i qytetarëve, në Serbi e Maqedoni tek ushtria, në Shqipëri e Kosovë tek ndërkombëtarët
Në një hulumtim rajonal të zhvilluar nga disa institucione joqeveritare për hulumtimin e opinionit publik publikohet besimi i qytetarëve ndaj institucioneve ushtarake, shtetërore dhe ndërkombëtare. Hulumtimi i tillë është realizuar në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi. Në Maqedoni projekti është realizuar nga Qendra për Hulumtim dhe krijim të politikave (QHKP), e cila ka publikuar edhe rezultatet e hulumtimit dhe se kujt i besojnë më shumë qytetarët.
“Gazeta Shqiptare”/ “Atentatori”, nuk pranon të ketë marrë pagesë për kokën e Tom Doshit
Pas deklaratës së ishdeputetit të PSsë, Tom Doshi, se atë kanë dashur ta ekzekutojnë, ka ardhur edhe shoqërimi në polici i personit të dyshuar si i paguar për ta kryer këtë atentat. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se bëhet fjalë për 36vjeçarin Durim Bami nga fshati Nikël i Krujës, i cili dyshohet se është personi që ka marrë paratë për të kryer ekzekutimin e ishdeputetit.
“Panorama”/ Arratiset në Gjermani “Toni”, personi që kontraktoi vrasësin për të ekzekutuar Doshin dhe Fufin
“Panorama” shkruan sot se verifikimi i tabulateve telefonike në celularin e të ndaluarit nga FushëKruja, Durim Bami, ka gjetur një kontakt “të dyshimtë” të tij, pronarin e një lokali në zonën e ishBllokut në Tiranë. Sipas të përditshmes “Panorama”, referuar telefonatave por edhe nga të dhënat e siguruara në rrugë operative, dyshohet se pronari i lokalit në fjalë ka qenë ndërmjetësi në përçimin e porosisë për vrasje nga personat e interesuar te 36 vjeçari, të cilit i është kërkuar kryerja e krimit.
E vërtetë apo spekullim? Gazetari Vangjeli: “Spartak Braho ka kërkuar që në seancën parlamentare të ditës së enjte, në sallë të vendoset një videoprojektor”
Këshilltari i kreut të Kuvendit, gazetari Lorenc Vangjeli, deklaroi se kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, ka kërkuar me shkresë që në seancën e ditës së enjte të jetë edhe një videoprojektor. Provokim, ose spekullim, kjo do të vërtetohet të enjten, por duhet kujtuar se z. Braho paralajmëroi surpriza për ish-kryeministrin Sali Berisha.
s.z
Çfarë mund të dijë Tom Doshi për 21 Janarin? A lidhet kjo me reagimin e ashpër të ambasadës amerikane kundër ish-deputetit socialist?
Jo me pak habi u prit reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë pas përjashtimit të Tom Doshit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Është ndoshta hera e parë që selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara reagon kaq hapur lidhur me një zhvillim të brendshëm në një parti politike në Shqipëri, duke mbështetur publikisht vendimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për largimin nga partia të një personi që sipas saj, pretendohet se është i përfshirë në veprimtari kriminale.
Ambasadori Lu diskuton me ministrin e Bujqësisë, Panariti (i LSI) për dekriminalizimin e politikës
Një takim interesant ka ndodhur sot, ai mes ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti dhe ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu. Njoftohet se zoti ka diskutuar me ministrin e LSI-së për zhvillimet e fundit në vend, kryesisht në funksion të procesit të dekriminalizimit të institucioneve dhe të politikës në tërësi. Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtën pikëpamje mbi nevojën e ndarjes përfundimtare nga rekordet kriminale të politikës të të gjitha niveleve.
Pas rastit ‘Doshi’, Mesila Doda sugjeron një SHBA-Lex në Shqipëri, për hetimin e gjithë politikanëve
Përmes një shënimi në facebook, deputetja Mesila Doda ka bërë sot një propozim që shkon një hap të madh deklarimit të ambasadës së SHBA-së në miratim të përjashtimit të deputetit Tom Doshi nga PS-ja. Doda sugjeron që hetimi për akuzat e Doshit të bëhet nga një njësi task force hetimore, e madje
Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të sjellë hetues për të hetuar të gjithë politikanët shqiptarë.
Një pikëpyetje mbi deklaratën e fundit të Tom Doshit: "Njoftova...kryetarin e Kuvendit për një tentativë të Ilir Metës për të më vrarë"
Në deklaratën e fundit pas ndalimit të dëshmitarit që dyshohet se ishte porositur për vrasjen e Tom Doshit, ish-deputeti socialist ka zbardhur të tjera detaje lidhur me këtë çështje për të cilën thotë se kishte vënë në dijeni që në gusht të vitit të kaluar kryeministrin Rama, kryetarin e kuvendit Ilir Meta, kryeprokurorin Llalla dhe ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.
I ndaluari Bami, i pranishëm në momentet e rrëmbimit të Stafukës, dëshmitarit në gjyqin e Arben Frrokut
Ndalimi i Durim Bamit në pikën kufitare me Malin e Zi ditën e sotme, si personi që deputeti Tom Doshi deklaroi se ishte kontraktuar për t’i bërë atentat por që vendosi t’i tregojë vetë shënjestrës se ç’po ndodhte, ka nxjerrë në dritë të dhëna të reja. Bami, sipas Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës që rezulton ende i rrëmbyer, ka qenë personi i fundit që ka takuar vëllai i tij para se të zhdukej. Enver Stafuka i cili ka qenë i përfshirë si i dyshuar edhe në vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, u rrëmbye nga tre persona me uniformë policie.