Arkiv-Lajme
LSI lajmëron krijimin e të majtës së bashkuar. Manjani: “Kemi nisur që 2 vjet më parë punën”. Doshi: “PS është e pastër. Të distancohet nga Meta, i fiton zgjedhjet edhe vetë”
Në kryetari i LSI-së, Ylli Manjani ka bërë sot publik projektin e përbashkët të kësaj partie me PS-në për krijimin e të majtës së bashkuar. Manjani ka nënvizuar se ky projekt merr më shumë rëndësi në kushtet e situatës së krijuar me akuzat e z. Doshi, të cilat ai i ka parë më tepër në kuadër të një diversioni. “Sigurisht që ne kemi vendosur që të realizojmë projektin tonë politik. Më herët, jo sot, por të paktën 2 vite më parë, ta realizojmë në bashkëpunim me Partinë Socialiste si një entitet politik i përbashkët, që quhet ndryshe e majta e bashkuar.
As “ekspertët nga jashtë” nuk funksionojnë. Qeveria e pranon se Crown Agents ka dështuar në dogana
“Të vijë dikush nga jashtë që të vërë rregull”. Ky iluzion i përhershëm i yni, nuk ka funksionuar, të paktën jo me kompaninë “Crown Agents” për asistencën në dogana. Qeveria ka pranuar publikisht në një letër mirëkuptimi dërguar FMN-së, se kontrata 8 milionë euro me britanikët nuk dha efektet që priteshin në mbledhjen e të ardhurave. Rritja e madhe e të ardhurave që pritej në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes nuk është realizuar ende dhe, sipas qeverisë, problemi qëndron në zbatimin jo-konsistent të rregullave dhe procedurave të vlerësimit, por edhe informalitetit.
Ambasada amerikane deklaron se nuk do të marrë në dorëzim asnjë material, apo video për çështjen “Doshi”: “Shqipëria ka institucione të besueshme ligjzbatuese”
Ambasada amerikane ka përforcuar sot qëndrimin e një dite më parë për çështjen “Doshi” duke deklaruar madje se nuk do të marrë në dorëzim asnjë provë, apo video për të bërë shqyrtim. Në një prononcim për Tv Klan, një zyrtar i ambasadës ka deklaruar se këtë veprim duhet ta kryejnë institucionet shqiptare. “Ambasada Amerikane në Tiranë deklaron se i ka ngritur edhe më herët shqetësimet e saj në lidhje me deputetin Tom Doshi dhe persona të tjerë tek autoritetet shqiptare.
Akuzat, Meta “këshillon” “kryetarin formal të PD-së”. Me Berishën replikon “menaxheri i krizave”, S. Braho: “Kam surpriza për të, të enjten në Kuvend”
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka replikuar sot në distancë me Lulzim Bashën, kryetarin formal të PD-së siç e quajti ai, duke e këshilluar që të ketë kujdes nga “tejkalimi i planit” në artikulimin e lloj-lloj skenarëve që po dëgjohen së fundmi. Meta ka kaluar në heshtje thuajse qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka folur gjatë dhe ka akuzuar shumë. Këtij të fundit i është kundërpërgjigjur kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, që duket si njeriu i specializuar për të folur me Sali Berishën. “Sali Berisha ka detyrim ligjor të dëshmojë në Prokurori, jo shkallëve.
PD, mocion mosbesimi ndaj Metës në Kuvend. Po mblidhen firmat për depozitimin e kërkesës
Një ditë pasi kryetari i PD-së Lulzim Basha i kërkoi dorëheqjen kreut të Kuvendit Ilir Meta, mësohet se
Partia Demokratike do të kërkojë mocion mosbesimi ndaj Metës. Deputetët e grupit parlamentar demokrat do fillojnë të mbledhin firmat për një mocion mosbesimi, nën dritën e akuzave të forta të deputetit Tom Doshi, sipas të cilit kreu i Kuvendit cilësohet urdhërues i një atentati ndaj tij, duke pretenduar se janë paguar 600 mijë euro për të dhe deputetin demokrat Fufi. Vetëm kështu do mund të hidhet dritë mbi ngjarjen, sipas selisë blu.
a.k
Çështja “Doshi”, ndalohet një shtetas në Han të Hotit. Një ditë më parë gazetari Artan Hoxha foli për një person ndaj të cilit “është bërë atentat”
Mediat njoftojnë ndalimin në pikën kufitare të Hanit të Hotit të shtetasit Durim Bani, i dyshuar për përfshirjen në tentativën për të eliminuar deputetin Tom Doshi. “Personi me inicialet D. B i cili është shoqëruar u ndalua në pikën kufitare të Hanit të Hotit teksa po largohej nga Shqipëria...”, raporton “Ora News”. Ndalimi është bërë pak orë pasi Prokurori i Përgjithshëm urdhëroi nisjen e hetimeve kryesisht, çka do të thotë se personat e përfshirë kanë qenë të njohur.
Meta para mediave: Doshi ndërron porositësit çdo 6 muaj; ka penguar vetë hetimet e mëtejshme
Ka folur publikisht Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i akuzuar dje nga deputeti Tom Doshi se ka paguar për një atentat ndaj tij.
Prokurori i Përgjithshëm urdhëron nisjen e hetimit kryesisht për deklaratat e T. Doshit. Ndërkohë që ishte vënë në dijeni që 5 muaj më parë...
Prokuroria ka nisur sot hetimet për zbardhjen e denoncimit publik të deputetit Tom Doshi, sipas të cilit prej disa muajsh ka patur një tentativë vrasjeje ndaj tij. Urdhri i Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, hedh dritë mbi procedurën e nisur: “Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka urdhëruar Prokurorinë për Krime të Rënda të nisë hetimin kryesisht mbi deklarimet e z. Tom Doshi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili është shprehur publikisht ditën e Hënë (dt. 02.03.2015), se ka pasur një tentativë për vrasje ndaj tij dhe një tjetër deputeti, disa muaj më parë.
Agresiviteti, incidente të tjera të Doshit me ministrat për emërime dhe favore. Presione Nikollës dhe Bushatit
Përveç konflikteve të dukshme apo deklaratave publike për to, duket se ka edhe më shumë detaje “pikante” që kanë në qendër deputetin Tom Doshi dhe eksponentët e tjerë të qeverisë. Është fjala për episode të papublikuara, që së fundi janë komentuar si thashetheme sesa si fakte. Kështu, ndër të prekurit e agresivitetit të Doshit, siç shkruan Panorama sot, janë dhe ministrja e Arsimit Nikolla dhe ai i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Rama, takime në kryeministri me Llallën, Metën, Tahirin. Akuzat e Tom Doshit në fokus
Në një takim të mbajtur në kryeministri, kreu u qeverisë Edi Rama ka pritur mëngjesin e sotëm kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe kryeparlamentarin Ilir Meta. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Këto kontakte intensive janë mbajtur pas akuzave të djeshme të Tom Doshit, se Ilir Meta ka urdhëruar vrasjen e tij. Një ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme refuzoi të jepte komente në lidhje me akuzat.
a.k