Meta para mediave: Doshi ndërron porositësit çdo 6 muaj; ka penguar vetë hetimet e mëtejshme

Ka folur publikisht Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i akuzuar dje nga deputeti Tom Doshi se ka paguar për një atentat ndaj tij.
Meta sqaroi për mediat se 5 muaj më parë është vënë në dijeni nga vetë deputeti Doshi se Agim Rama, kunati i ish-kryeministrit Berisha, ka paguar 500 mijë euro për eleminimin fizik të tij dhe të deputetit demokrat Mëhill Fufi. Kjo, “me qëllim destabilizimin politik të vendit, duke krijuar alibinë se në këtë çështje është i përfshirë Kreu i Kuvendit”. Meta tha se në atë kohë ka kërkuar takim me ministrin Tahiri, kryeprokurorin Llalla dhe kreun e Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, ku i ka kërkuar zbardhjen e këtyre akuzave. Meta tha se ka dijeni që vetë deputeti Doshi është bërë pengesë për zbardhjen e ngjarjes.
Meta tha se nuk i njeh arsyet për të cilat Doshi ndërroi tashmë dëshmi kur tha se porositësi i vrasjes nuk eshte Agim Rama por kryeparlamentari. Ai nuk mungoi të këshillojë veçanërisht kreun e PD-së Basha, që të bëjë kujdes në vijim pasi pas 6 muajsh porositës i atentatit të Doshit mund të dalë kunati i tij.
“Kam një këshillë për kryetarin formal të PD që të jetë i kujdesshëm, sepse Doshi i ndërron porositësit çdo 6 muaj. Nëse para 6 muajsh porositës ishte kunati i Berishës, dje dola unë, kam frikë se porositësi i radhës do të jetë kunati i Bashës”, tha Meta.
a.k
Comments
Ti je QEN.
<p>Ti je QEN.</p>
Add new comment