Agresiviteti, incidente të tjera të Doshit me ministrat për emërime dhe favore. Presione Nikollës dhe Bushatit

Përveç konflikteve të dukshme apo deklaratave publike për to, duket se ka edhe më shumë detaje “pikante” që kanë në qendër deputetin Tom Doshi dhe eksponentët e tjerë të qeverisë. Është fjala për episode të papublikuara, që së fundi janë komentuar si thashetheme sesa si fakte. Kështu, ndër të prekurit e agresivitetit të Doshit, siç shkruan Panorama sot, janë dhe ministrja e Arsimit Nikolla dhe ai i Jashtëm, Ditmir Bushati. Sipas gazetës, Doshi e ka marrë Nikollën në telefon dhe i ka kërkuar llogari për arsimin në Shkodër, duke e kërcënuar dhe ofenduar ministren, e cila ka raportuar te kryeministri Edi Rama. Po kështu përflitet se ka ndodhur edhe me ministrin Ditmir Bushati, të cilit Doshi i ka kërkuar një emërim në Ministrinë e Jashtme, dhe pasi kjo gjë nuk ka ndodhur, ai e ka fyer dhe kërcënuar. Në ambientet e selisë rozë nuk ka munguar edhe një tentativë për ta goditur Bushatin.
a.k
Add new comment