Arkiv-Lajme
Një përmbledhje e përballjes mes deputetit Tom Doshi dhe dyshes Rama-Meta
Çështja “Doshi” ka ngritur shumë shpejt një mjegull të krijuar nga deklarata, qëndrime, mesazhe të koduara apo shantazhuese, që nuk po lejon abstragimin e arsyeve të këtij shpërthimi. Vetë z. Doshi nuk ka sqaruar se cilat janë divergjencat konkrete me kryeministrin apo me kreun e Kuvendit, çfarë motivesh mund të jenë për projektimin e likujdimit fizik të tij, siç edhe ai pretendoi në deklaratën pas përfundimit të mbledhjes aë Grupit Parlamentar.
Shpërthim me tritol, vazhdon “tradita” në Fushë Krujë. Hidhet në erë benzi i një biznesmeni
Fushë-Kruja vazhdon “traditën” e shpërthimeve me tritol. Makina tip “Benz CLS” e një biznesmeni është hedhur në erë mbrëmjen e sotme, ndërsa burime nga policia lokale thanë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kastriot”, rreth 200 metra larg komisariatit. Mësohet se mjeti është në pronësi të Edmond Kadiut, nga Fushë Kruja dhe ngjarja ka ndodhur në rrugën që shkon për në qytetin e Krujës. Pronari i mjetit shprehet se nuk ka ndonjë konflikt dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë.
a.k
Përshkallëzohet “lufta e deklaratave”. Basha kërkon dorëheqjen e Metës, Braho nga Kuvendi: Porositësi për vrasjen e Doshit e Fufit ishte kunati i Berishës
Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e Ilir Metës nga drejtimi i Kuvendit pas akuzave të deputetit Tom Doshi, për të njëjtën çështje ka reaguar Kreu i Komisionit të Sigurisë, deputeti i LSI-së Spartak Braho. Ai ka akuzuar nga selia e Kuvendit, bazuar në deklaratat që Tom Doshi ka bërë në prani të Ilir Metës, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kunatin e tij, Agim Rama; këta sipas tij janë paguesit e shumës 500 mijë euro për vrasjen e Tom Doshit dhe Mëhill Fufit.
Doshi: “Disponoj video prej 37 minutash ku rrëfehet me detaje historia e ndjekjes time prej disa muajsh nga kriminelët e paguar nga Ilir Meta”
Deputeti Tom Doshi ka reaguar edhe ndaj qëndrimeve të fundit të ambasadës së SHBA-së dhe BE-së përmes një statusi në “Facebook”. Doshi shkruan se disponon video prej 37 minuta të cilën është i gatshëm ta vërë më dispozicion. Po e përcjellim deklaratën të plotë: “Sapo me njoftuan per nje deklarate te bere nga Ambasada Amerikane dhe Tirane dhe Misioni i Bashkimit Europian ne Tirane.
Kosovë, denoncimi ndaj kompanisë për grurin serb, fushatë ofendimesh publike me postera ndaj gazetarit Buzhala
Pas denoncimeve të gazetarit Berat Buzhala të gazetës online Express, mbi çështjen e grurit të Serbisë dhe kompanisë Devolli, një fushatë e çuditshme është ndërmarrë me postera dhe billborde ofendues ndaj Buzhalës në tërë Kosovën. Kështu ka ndodhur edhe në qytetin e Pejës, por kompania që menaxhon reklamat e Devollëve, “Zero Pozitive Public” dhe kreu i pushtetit lokal të Pejës, Gazmend Muhaxherin, nuk kanë dashur të prononcohen. Zyrtarisht, thotë Express, përgjegjësinë për shpërndarjen e këtyre posterave nuk e merr kush.
Pas Albin Kurtit, vjen dorëheqja e dytë në Kosovë. Pacolli lë partinë: “Shumë shpejt do të dalim me lajmin se kush do ta drejtojë AKR-në”
Edhe pse ka vetëm 7 vjet shtet, Kosova figuron me po aq dorëheqje të nivelit të lartë politik, sa edhe Shqipëria. Kështu mediat në Kosovë njoftojnë se Behgjet Pacolli do të largohet nga drejtimi i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR). “AKR duhet të jetë edhe më e fuqishme dhe shumë shpejt do të dalim me lajmin se kush do ta drejtojë AKR. AKR—ja nuk është parti private që unë të them se Mimoza Kusari apo dikush tjetër, ai do të udhëheqë partinë”, është shprehur Pacolli. Ai është drejtuesi i dytë që largohet pas Albin Kurtit.
s.z
Energjia, çmimi do të rritet për çdo vit. Qeveria ka rënë dakord me FMN-në edhe për rritje taksash nëse sektori ka nevojë për financim
Rritja e çmimit të energjisë do të vijojë për çdo vit në mënyrë graduale, derisa çmimi të vijë në raport të drejtë me kostot. “Top-Channel” referon një dokument të Fondit Monetar Ndërkombëtar për rishikimin e dytë dhe të tretë të marrëveshjes, ku përmendet angazhimi i qeverisë shqiptare që të kthejë në fitimprurës sektorin e energjetik deri në vitin 2019. Për të realizuar këtë objektiv, qeveria ka rënë dakord të financojë deri në këtë vit sektorin nga buxheti i shtetit, por një masë e këtillë shoqërohet edhe me premtimim për rritje të vazhdueshme të çmimit.
Ambasada amerikane: “SHBA mbështesin vendimin e PS-së për përjashtimin e Tom Doshit. Nxisim të gjitha partitë për vendime të ngjashme”
Deputeti socialist Tom Doshi deklaroi se për kërcënimet dhe përpjekjet për vrasjen e tij, kishte lajmëruar edhe Senatin amerikan. Mirëpo menjëherë pas përjashtimit të tij, ambasada amerikane në Tiranë, ka përcjellë një qëndrim zyrtrar, duke bërë të qartë pozicionin e vet. “Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike.
Dita “e ashpër” e Ramës. Nuk pranon pajtim me Palokën në Gjykatën e Lartë, pas akuzave për lidhje me krimin
Ka qenë një ditë e “dorës së fortë” dhe e mospranimit “të paqes” kjo e sotmja për kryeministrin Edi Rama. Më herët paradite, para se të fillonte mbledhja e grupit parlamentar socialist ku u perjashtua Tom Doshi, Rama zhvilloi seancën e parë gjyqësore me kreun e grupit parlamentar të PD Edi Paloka, përballë akuzave që ky i fundit i ka bërë për lidhje me krimin. Rama ishte i pranishëm në këtë seancë të parë në Gjykatën e Lartë, ndërsa deputeti Paloka zgjodhi të përfaqësohej nga avokati Ivi Kaso. Kryeministri nuk pranoi kërkesën e gjykatës për pajtim me demokratin Paloka.
Përjashtimi i Doshit, deputeti Blushi: “Prishje e një miqësie disavjeçare, për motive që nuk dua t’i di, por që i vë një damkë të madhe PS-së”
Deputeti socialist Ben Blushi ka komentuar sot pas mbledhjes së Grupit Parlamentar përjashtimin e Tom Doshit, akt për të cilin ai tha se kryeministri mund ta admimistronte më mirë, por edhe se në thelb ky zhvillim i lë një damkë të madhe PS-së. “E thashë dhe në mbledhje, është historia e dy shokëve të ngushtë që u zunë për arsye që s’duan të na i thonë dhe as duam t’i marrim vesh.