Energjia, çmimi do të rritet për çdo vit. Qeveria ka rënë dakord me FMN-në edhe për rritje taksash nëse sektori ka nevojë për financim

Postuar në 02 Mars, 2015 11:16

Rritja e çmimit të energjisë do të vijojë për çdo vit në mënyrë graduale, derisa çmimi të vijë në raport të drejtë me kostot. “Top-Channel” referon një dokument të Fondit Monetar Ndërkombëtar për rishikimin e dytë dhe të tretë të marrëveshjes, ku përmendet angazhimi i qeverisë shqiptare që të kthejë në fitimprurës sektorin e energjetik deri në vitin 2019. Për të realizuar këtë objektiv, qeveria ka rënë dakord të financojë deri në këtë vit sektorin nga buxheti i shtetit, por një masë e këtillë shoqërohet edhe me premtimim për rritje të vazhdueshme të çmimit. Dokumenti referon edhe se për të përballuar aspektin social të kësaj politike, qeveria do të vijojë me kompensime, që në fakt janë sërish një faturë që qytetarët e paguajnë për të lejuar që edhe të varfrit të mos mbeten pa energji. “Rritja e tarifave të energjisë në fillim të këtij viti duket se ishte vetëm hapi i parë për barazimin e kostove me çmimet finale që paguajnë konsumatorët. Fondi Monetar Ndërkombëtar zbulon Qeveria do të vazhdojë me rritjen e tarifave edhe gjatë viteve në vijim. Sipas FMN-së barazimi i menjëhershëm i kostove do të kërkonte rritje të fortë të çmimit. Ndaj-thotë Fondi- autoritetet planifikojnë që ta bëjnë këtë në disa hapa, me rritjen e parë që hyri në fuqi në fillim të 2015-ës, ku çmimin e energjisë për familjarët u njehsua në 9.5 lekë, ndërsa tarifat e biznesit u rritën nga 10 deri në 39 për qind në varësi të kategorive të tyre”, raporton TCH(http://www.top-channel.tv/mobile/artikull.php?id=294129). Ky angazhim i jep fund, madje e kthen përmbys të gjithë programin e premtimeve të vitit 2013, duke vënë qytetarët para perspektivës së kostove të rritura të jetesës. Më keq akoma, sipas këtij dokumenti, qeveria aktuale merr përsipër që të rrisë taksat nëse “deficiti financiar i sektorit, pra nevoja e tij për financime do të jetë më e madhe se shifrat e paracaktuara”. Është e thjeshtë për t’u marrë me mend se këto lloj politikash që synojnë stabilizimin e një sektori si ai energjetik, rrezikojnë të destabilizojnë financat e shumicës së familjeve shqiptare, pasi bashkë me rritjen e çmimit të energjisë si faturë direkte, vjen edhe rritja e çmimeve të tjera. Ndaj kësaj perspektive mund t’i dilet përpara vetëm me përmirësim të situatës ekonomike, rritje reale të punësimit, lehtësi fiskale për biznesin dhe heqje dorë nga pabesia që qeveria aplikon ndaj qytetarëve. Rasti më i fundit është vendimi i marrë për shuarjen e detyrimeve që institucionet buxhetore i kanë OSHEE-së, në një kohë që nuk ka lënë më njeri pa marrë brenda për debi qesharake. Përndryshe nuk mbetet vetëm që një shumicë qytetarësh ose të ikin nga ky vend, ose të deklarohen të varfër.
s.z

Comments

Submitted by klodiAN (not verified) on

<p>Problemi i vetem eshte keqmenaxhimi. Nese menaxhohet mire dhe vazhdon te dal me humbje patjeter qeveria ka te drejten dhe detyren te rris cmimin, sepse ne e paguajme ate dhe kur humbjet mbulohen nga buxheti.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.