Dita “e ashpër” e Ramës. Nuk pranon pajtim me Palokën në Gjykatën e Lartë, pas akuzave për lidhje me krimin

Postuar në 02 Mars, 2015 08:24

Ka qenë një ditë e “dorës së fortë” dhe e mospranimit “të paqes” kjo e sotmja për kryeministrin Edi Rama. Më herët paradite, para se të fillonte mbledhja e grupit parlamentar socialist ku u perjashtua Tom Doshi, Rama zhvilloi seancën e parë gjyqësore me kreun e grupit parlamentar të PD Edi Paloka, përballë akuzave që ky i fundit i ka bërë për lidhje me krimin. Rama ishte i pranishëm në këtë seancë të parë në Gjykatën e Lartë, ndërsa deputeti Paloka zgjodhi të përfaqësohej nga avokati Ivi Kaso. Kryeministri nuk pranoi kërkesën e gjykatës për pajtim me demokratin Paloka. Ai premtoi se do të jetë i pranishëm në çdo seancë dhe tha se çështja duhet të shkojë deri në fund, pasi publiku duhet të mësojë të vërtetën. I pyetur për mbrojtjen që ka përgatitur në këtë proces, Rama tha se i takon Palokës, në cilësinë e akuzuesit që të sjellë provat. Rama kallëzoi penalisht për shpifje Edi Palokën në janar të këtij viti, pasi ky artikuloi akuza publike ndaj kreut të qeverisë për lidhje me krimin, e vecanërisht me Emiljano Shullazin.

a.k

Comments

Submitted by ILO Pinci ,spec... (not verified) on

<p>E hengri Rama,tani Paloka do nxjerre provat! Cfare i bere vetes o gjatosh...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.