Ambasada amerikane: “SHBA mbështesin vendimin e PS-së për përjashtimin e Tom Doshit. Nxisim të gjitha partitë për vendime të ngjashme”

Postuar në 02 Mars, 2015 10:19

Deputeti socialist Tom Doshi deklaroi se për kërcënimet dhe përpjekjet për vrasjen e tij, kishte lajmëruar edhe Senatin amerikan. Mirëpo menjëherë pas përjashtimit të tij, ambasada amerikane në Tiranë, ka përcjellë një qëndrim zyrtrar, duke bërë të qartë pozicionin e vet. “Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike. Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014. Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.