Doshi: “Disponoj video prej 37 minutash ku rrëfehet me detaje historia e ndjekjes time prej disa muajsh nga kriminelët e paguar nga Ilir Meta”

Postuar në 02 Mars, 2015 12:45

Deputeti Tom Doshi ka reaguar edhe ndaj qëndrimeve të fundit të ambasadës së SHBA-së dhe BE-së përmes një statusi në “Facebook”. Doshi shkruan se disponon video prej 37 minuta të cilën është i gatshëm ta vërë më dispozicion. Po e përcjellim deklaratën të plotë: “Sapo me njoftuan per nje deklarate te bere nga Ambasada Amerikane dhe Tirane dhe Misioni i Bashkimit Europian ne Tirane. Nuk du te merrem me brendesine e deklaratave per emrin tim, por dua te deklaroj me force se jam me gjithe shpirt per dekriminalizimin e Kuvendit, duke filluar nga Kryetari i Kuvendit deri dhe tek cdo deputet i thjeshte. Tom Doshi nuk eshte i perfshire kurre ne asnje akt kriminal. Nuk kam perfituar kurre padrejtesisht, dhe kurren e kurres nuk jam pershire ne akte kriminale kundrejt prones apo individit. Kam arritur cdo gje ne jeten time ne baze te perpjekjes time te ndershme. Nuk kam synuar asnjehere ne jeten time te bej shantazh as ndaj Kryeministrit dhe as ndonje figure tjeter publike ne vend. Kam folur me ton te ashper ditet e fundit edhe ndaj Kryeministrit per te shprehur revolten time personale, te familjes time dhe miqve te shumte, sepse kam pare bashkefajesi dhe mosveprim te Kryeministrit ne krimin e planifikuar kunder meje dhe kolegut Fufi. Cfare duhet te beja? Kam mbi 5 muaj qe pres te reagoj shteti ndaj fakteve qe une i kam paraqitur deri ne detaje per vrasjen time. I vdekur nuk mund te reagoj. Kam reaguar tani, sepse nuk mund te prisja me gjate. Para pak ditesh eshte tentuar te vritet denoncuesi i skemes se vrasjes. Nuk mund te prisja me gjate, sepse njerezit rezikojne te vritet nga indiferenca e shtetit, dhe ortakeria e Kryeministrit me Kryetarin e Kuvendit. Kush nuk do ishte i revoltuar ne kushtet qe eshte i rrezikuar te vritet, ne kushtet qe faktet dhe deshmitaret po tentohen te vriten? Jam ne te drejten time te reagoj per jeten. Ashtu sic jam ne te drejten time te denoncoj vrasesit me pushtet, te cilet me marreveshje vendosin te injorojne detyren e tyre, te injorone ligjin dhe te fshehim nje krim makaber. Po deklaroj edhe njehere me pergjegjesine e ligjvenesit se kam paraqitur fakte te pamohueshme per krimin ndaj meje dhe kolegut tim. Le te pyesin Ministrin e Brendshem dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise per deklaraten qe ka bere personi i paguar ne zyren e tyre. Le te informohen ambasadat tek Ministri per kete fakt. Jam i gatshem gjithashtu qe ti vej ne dospozicion te ambasadave qe neser nje video prej 37 minutash ku rrefehet me detaje historia e ndekjes time prej disa muajsh nga kriminelet e paguar nga Ilir Meta. Le ta verifikojne autenticitetin e videos dhe faktet tronditese qe pohohen aty. Do kerkoja me zemer ne dore qe ambasada e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian te sjellin hetues profesionist te gjykojne se bashku me Prokurorine Shqiptare keto akuza. Une kam interes te zbardhet e verteta. Kam interes te mos kete kriminel ne Parlament. Njehere Ilir Meta i shpetoi drejtesise me akuzen e korrupsionit. Shpresoj kete here drejtesia te bej detyren, dhe garancia qe kjo pune do funksionoj eshte qe hetues profesionist amerikan dhe europian te jene pjese e grupit te hetimit. Tom Doshi nuk mund te vazhdonte nje miqesi me Edi Ramen kur ai ka bere marreveshje me krimin, per te mbajtur te pacenuar karrigen e tij te pushtetit. Votat e nje porositesi krimesh nuk duhet te mbajne PS ne pushtet. Shantazg i vertete eshte ai qe ben Meta. Nese nuk me mbroni ju coj ne opozite i thote ai Rames. Kjo aleance duhet te denoncohet deri ne fund. Me krimin duhet te ndahen te gjithe, mbi te gjitha politikanet. Ditet e fundit Edi Rama me ka bere oferte qe ta fsheh kete krim duke me dhene garanci se qeveria dhe partia do vazhdojne te me mbeshtesin dhe se nuk do kete masa ndaj meje. Une nuk bej pazare me askend per jeten time dhe te femijeve te mi. Krimi duhet te hetohet dhe denohet, ashtu sic ambasadoret e nderuar shprehen ne deklaraen e tyre. Jam i gatshem te bashkepunoj deri ne fund me drejtesine”. s.z

Comments

Submitted by Prometheus (not verified) on

O Analfabet pse nuk e nxorre videon muaj me pare kur ta bene,pse shantazhoje qeverine per doganat,apo doje qe per ty trahun ta mbante te ngritur,po kryeprokuroi pse nuk nisi asnje hetim pasi e takove,po SHBA-BE pse po te thone kriminel?!

Nxirre videon nxirre,si ky autogoli yt veshtire ta kete bere njeri,njeri ordiner...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po per Edvin Ramen qe e vuri ne listen e deputeteve kete ordiner, a ke ndonje gje per te thene ti o i nderuari Prometheus? Se po na doli ky ordiner, edhe ata qe e kane vene ashtu i bie te jene apo jo? Me nje fjale nje kope me ordinere.

Submitted by Prometheus (not verified) on

Ashtu ja donte puna Edvinit kur perballe kishte nje kafshe... Por se kush e ka filluar kete betejen e te "forteve"... dihet mire .

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Me nje fjale zotrote thua, kur ia do puna Edvin Palloshit te vere ne pune ndonje "kafshe te forte" s'ka asgje te keqe, e ben deputet e ndersen si qen kur i duhet dhe kur qeni i kthehet ta kafshoje, se qeni ate pune di te beje, Edvini thote nuk eshte më qeni im, ate pune qe kisha e mbarova. Hajde, mendje hajde, per te mos fol per ndershmeri pastaj.... apo zotrote nuk e di kuptimin e kesaj fjale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.