Arkiv-Lajme

“Alibeaj i pakënaqur, largohet nga jeta aktive e PD” shkruan sot “GSH”

Postuar në 01 Mars, 2015 00:57

“Enkelejd Alibeaj ka vendosur të largohet nga jeta politike aktive në Partinë Demokratike”. Kështu shkruan sot “GSH”, që evidenton se ish-deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë gjatë qeverisjes së demokratëve ka refuzuar të jetë pjesë e grupeve të punës së PD-së.

Në artikull shkruhet gjithashtu se Alibeaj ka pasur një serë pakënaqësish që nga moskandidimi për deputet në 2013. Ai u bë pjesë e garës për Sekretar të Përgjithshëm të PD-së duke kandiduar përballë Arben Ristanit e Eduard Selamit.

Doshi kokë më kokë me Tahirin: Folëm për gjendjen e rendit në Shkodër

Postuar në 28 Shkurt, 2015 13:54

Thyhen akujt brenda kampit të majtë. Ka mjaftuar një kafe për të qetësuar ujërat mes dy socialistëve Tom Doshi dhe Saimir Tahiri. Megjithëse deputeti rebel i PS­së, Tom Doshi kishte shpallur luftë me kryeministri Rama, ai është takuar sot kokë më kokë me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Konfirmimin për takimin e dha vetë deputeti Doshi, i kontaktuar nga “ABC News”. Ai pranoi se janë takuar me ministrin e kritikuar ashpër herë pas here prej tij dhe saktësoi se në qendër të bashkëbisedimit, që ka zgjatur jo pak, ka qenë situata e kriminalitetit në zonën e Shkodrës.

Mendime të ndryshme për ikjen e kosovarëve. Nga ideja e përjetshme për rolin e shërbimeve serbe, e deri te tallja dhe cinizmi i mediave perëndimore

Postuar në 28 Shkurt, 2015 12:51

Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë ka organizuar një takim me përfaqësues të institucioneve fetare nga Kosova dhe Maqedonia për të trajtuar çështjen e emigracionit të shqiptarëve. Një theks të veçantë në këtë drejtim mbahet te ikjet e fundit, që për çudi po quhen Shpërngulje. Në këtë takim, siç raporton “Top-Channel”, ka dalë në sipërfaqe edhe teza se këtë emigracion e shtyjnë edhe shërbime sekrete të huaja, më së shumti ato serbe. Një tezë kjo që e kemi dëgjuar qëkur kemi lindur e me siguri deri sa të kemi ymër në këtë dynja.

Mot i ndryshueshëm deri të martën, më pas kthehet dimri me borë dhe temperatura të ulëta

Postuar në 28 Shkurt, 2015 12:28

Moti brenda javës së parë të muajit mars pritet të sjellë temperatura ekstreme, nga 20° C në ditë të ftohta arktike. Agjencitë e huaja meteorologjike parashikojnë ditë të paqëndrueshme sa i takon klimës atmosferike. Meteorologët japin të dhënat të cilat tregojnë se temperaturat do të variojnë të luhaten midis presionit të lartë atmosferik, kalimit të reve dhe dukurisë së shirave gjatë ditës. Kjo situatë do të vijojë deri ditën e hënë.

Nis fushata për zgjedhjet lokale. Premtime nga të gjithë. Kandidatët mbahen ende sekret

Postuar në 28 Shkurt, 2015 11:26

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka nisur fushatën elektoral për zgjedhjet lokale të 21 qershorit nga fshatrat e Lezhës. Basha ka bërë edhe premtime, si ai për uljen e çmimit të energjisë, apo edhe punësimin, njësoj si kundërshtarimi vet politik.

Vdes në moshën 92-vjeçare, shkrimtari i njohur turk, Yasar Kemal

Postuar në 28 Shkurt, 2015 10:30

Ka vdekur në moshën 92-vjeçare shkrimtari i njohur turk, Yasar Kemal(Jashar Qemal). Ai ishte shtruar në spital që në muajin janar si pasojë e një infeksioni në mushkëri. Kemal ka shkruar 20 romane dhe 10 vepra eksperimentale. Ai është shkrimtari i parë turk i nominuar për Nobel. Kemal kishte origjinë të përzier, turke dhe kurde.
s.z

M. i Drejtësisë "jep haberin", reforma në Drejtësi, brenda vitit. “I kemi votat”. Kreu i Gj. Lartë, drejtues i KLD-së. Këshilli i Prokurorisë bëhet vendimmarrës

Postuar në 28 Shkurt, 2015 09:16

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka deklaruar përmes një interviste për “Albanian Screen”, se drafti për reformën në Drejtësi, shoqëruar me ndryshimet kushtetuese, do të realizohet brenda këtij viti. Naço ka shtuar madje se për realizimin e këtyre ndryshimeve, mazhoranca i ka votat, pra ato do të kryhen me ose pa miratimin e opozitës. “Të gjithë bashkë brenda këtij viti jemi të detyruar, kemi detyrime ndaj qytetarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, për ta përfunduar reformën tonë në drjetësi. Kemi kartonat në Kuvend për ta bërë", tha Naço.

Kryeministri flet nga Rumania për rrezikun e radikalizmit islamik që mund të “konvertohet në nacionalizëm fetar”. “Arsye që BE të përshpejtojë integrimin”

Postuar në 28 Shkurt, 2015 08:19

Kryeministri i Shqipërisë ndodhet për vizitë në Rumani ku ka nënshkruar disa marrëveshje, por edhe është vlerësuar me çmimin “Honoris Causa” nga universiteti i Bukureshtit. Në këtë aktivitet kryeministri shqiptar ka shfrytëzuar rastin për të folur për rrezikun nga radikalizmi islamik.

Ish-shefi i Mossadit, Meir Dagan, bën thirrje për rrëzimin me votë të Netanjahut. Shkak, qëndrimi për Iranin

Postuar në 28 Shkurt, 2015 06:58

Zbardhja e kabllogrameve të Mossadit izraelit, përmes të cilave po rezulton se kryemimistri Beniamin Netanjahu, ka deklaruar të dhëna të ndryshme nga informacionet e shërbimit sekret lidhur me krijimin e bombës bërthmaore nga Irani, ka provokuar reagime në Izrael. Edhe ish-shefi i Mossadit, Meir Dagan, një kritik i Netanjahut, ka dalë hapur, duke paralajmëruar përfshirjen në mitingun e javës që vjen, që zhvillohet me rastin e afrimit të zgjedhjeve të përgjithshme. Më herët Dagan është shprehur se qëndrimi dhe politika e Netanjahut kundër Iranit, cenon sigurinë e Izraelit.

Edhe Baftjar Zeqo nuk ka ndërmend të rikandidojë, por nuk ndjek shembullin e Artan Shkëmbit. “Projektet e mia janë deri në qershor”

Postuar në 28 Shkurt, 2015 06:18

Pas kryebashkiakut të Pogradecit edhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo, i cili e drejton këtë qytet prej 3 mandatesh do t’i hapë rrugë kandidimit të një emri të ri për këtë bashki. Gjatë një aktiviteti për firmosjen e një marrëveshje me bashkinë e Janinës Zeqo ka thënë se projekti i tij për drejtimin e Fierit mbyllet në 21 Qershor. “Unë nuk kam parasysh modelet, por kandidimi nuk është as projekt, aspirata ime. Projektet e mia sapo i theksova për deri në qershor"- është shprehur Zeqo.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme