Doshi kokë më kokë me Tahirin: Folëm për gjendjen e rendit në Shkodër

Thyhen akujt brenda kampit të majtë. Ka mjaftuar një kafe për të qetësuar ujërat mes dy socialistëve Tom Doshi dhe Saimir Tahiri. Megjithëse deputeti rebel i PSsë, Tom Doshi kishte shpallur luftë me kryeministri Rama, ai është takuar sot kokë më kokë me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Konfirmimin për takimin e dha vetë deputeti Doshi, i kontaktuar nga “ABC News”. Ai pranoi se janë takuar me ministrin e kritikuar ashpër herë pas here prej tij dhe saktësoi se në qendër të bashkëbisedimit, që ka zgjatur jo pak, ka qenë situata e kriminalitetit në zonën e Shkodrës. Doshi nuk preferoi të saktësojë nëse në qendër të shqetësimit të tij ka qenë kriminaliteti apo emërimet në rrethin e drejtuesve të policisë. Deputeti i zonës së Shkodrës Tom Doshi deklaroi se do të shkojë të hënën në mbledhjen e grupit të PS, ku siç përflitet prej ditësh edhe mund të përjashtohet nga grupi parlamentar i PS. Për këtë Doshi komentoi duke thënë se “është herët të flasë” dhe se duhet pritur vendimi. Qëndrimin e tij të mëtejshëm deputeti Doshi ia lë vendimit të së hënës.
l.v
Add new comment