Arkiv-Lajme

"Gati letrat” edhe për Vangjush Dakon, kreun e Bashkisë së Durrësit. Por këtë herë është PD-ja që paralajmëron kallëzim penal

Postuar në 26 Shkurt, 2015 12:45

I vjen radha edhe Vangjush Dakos në Durrës që të përballet me një padi. Kësaj radhe janë demokratët ata që kanë gjykuar se skema e kallëzimeve penale është jo pa leverdi, kur vjen puna për të skualifikuar, apo dëmtuar një kandidat të mundshëm në zgjedhjet e afërta vendore. Siç raporton “Ora-News” ka qenë kreu i PD-së së Durrësit, Osman Stafa, ai që ka paralajmëruar kallëzimin. “Osman Stafa, theksoi se shumë shpejt dosja e plotë me të gjitha shkeljet për 150 banesat do t’i dërgohet Prokurorisë”, raporton “ON”.

Serbia paguan nga buxheti i saj, 43 mijë njerëz që punojnë në Kosovë

Postuar në 26 Shkurt, 2015 12:20

Serbia vazhdon të paguajë serbët që qëndrojnë në Kosovë, edhe pse marrëveshjet me qeverinë e Kosovës do të duhet të eliminonin këtë sjellje me dy standarde. Fakti është bërë i ditur nga Aleksandar Vulin, ministër i Punës, sipas të cilit, çdo muaj, Beogradi paguan 43 mijë rroga nga buxheti vet për njerëzit që punojnë në Kosovë. Vulin ka shtuar se Serbia nuk I ka harruar edhe serbët e larguar me ushtrinë në vitin 1999. “Koha Ditore” që raporton këtë lajm shton se nuk dihet nëse këta 43 mijë që marrin paga nga Serbia, paguhen edhe nga buxheti i Kosovës ose jo.
s.z

Nis mbrojtja e Ilir Beqjas. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Balla: “Po e sulmojnë grosistët e ilaçeve që sponsorizojnë PD”. Nuk jep asnjë emër konkret...

Postuar në 26 Shkurt, 2015 10:58

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë sot me një qëndrim politik rreth asaj që ai e quajti sulm dhe fushatë ndaj ministrit të Shëndetësisë. Sipas Ballës, ky sulm koordinohet me selinë e PD-së përmes grosistëve të ilaçeve, meqenëse sipas tij, ministri ka çuar në uljen e çmimit të barnave. “Do të doja të përdorja disa minuta nga fjala ime për të denoncuar një sulm të mirëkoordinuar nga SHQUP-i përkundrejt ministrit të Shëndetësisë së vendit tim.

Fjalë të mira për hashashin edhe nga kreu i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo që mburr cilësinë e tij. Por në Gjirokastër i rrinë larg këtij diskutimi...

Postuar në 26 Shkurt, 2015 10:33

Kreu i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo, vendos të japë një dëshmi pragmatizmi(dikur quhej oportunizëm) me shpresën ndoshta se diçka e mirë do të pasojë në kontekstin e zgjedhjeve që po afrojnë. Kështu Zeqo ka dhënë një intervistë për gazetën “Shekulli”, tribuna e vetme e apologjisë së hashashit...si bimë mjekësore, ku ai ka folur pikërisht për dobinë e kësaj bime, të cilës ja kanë parë leverdinë jo pak njerëz.

I gjithë Ballkani kërkon të “zhvendoset” në Europë. 40 për qind më shumë kërkesa për azil nga vende si Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia.

Postuar në 26 Shkurt, 2015 09:03

A po zhvendoset Ballkani drejt Europës? Shifrat e publikuara nga Komisioni Europain për nëntë muajt e parë të 2014-ës tregojnë se kërkesat për azil janë 40% më të larta se për të njëjtën periudhë të 2013. Ndërkohë që shumica dërrmuese e aplikimeve të azilit mbetet haptazi e pabazuar. Qytetarët serbë mbeten sërish më shqetësuesit  për nivelin e aplikimeve të  azilkërkuesve në vendet e BE-së dhe në vendet e asociuara në zonën Schengen.

Investimet e huaja, sekretari i Shtetit për Ekonominë në Renani-Vestfali, Horzetsky: “Na nevojiten ligje korrekte, një ligj i arsyeshëm për tatimet dhe një drejtësi e sigurtë”

Postuar në 26 Shkurt, 2015 08:00

Që investimet e huaja të mund të vijnë në Shqipëri, nevojitet paraprakisht një klimë besimi, për të cilën Shqipëria duhet të bëjë akoma më shumë. Të paktën kështu mendon Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Günther Horzetzky, pas një takimi me ministrin e Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj. “Të gjitha sipërmarrjet në mbarë botën kanë nevojë në radhë të parë për kushte sigurie për investime. Besueshmëria është formula magjike, me të cilën mund t'i bindësh me të vërtetë sipërmarrjet për të investuar.

Vjosa nuk do të devijohet, qeveria shqiptare jep garanci të plota

Postuar në 26 Shkurt, 2015 07:48

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka deklaruar në Kuvendin e Shqipërisë, se qeveria shqiptare nuk fal asnjë litër ujë. Fjala është për çështjen e Vjosës, devojimin e saj nga pala greke, e për të cilin pala shqiptare nuk ofron asnjë dokument të vetëm. “Shteti shqiptar ka reaguar në kohën e duhur si për Vjosën, Prespën dhe Radikën më herët. Që në projekt-ide shtetet fqinje, kufitare, duhet të jenë pjesë e vlerësimit të ndikimit në mjedis.

"Rusia është fuçi baruti për Europën”, thotë ministrja e Mbrojtjes

Postuar në 26 Shkurt, 2015 06:07

Qeveria shqiptare duket se ka vendosur të adoptojë si qasje zyrtare në lëmin e sigurisë, artikulimin e rrezikut rus në Ballkan. Përveç ministrit të Jashtëm, që ka folur dy-tri herë për këtë çështje, sot ka qenë ministrja e Mbrojtjes që ka dhënë edhe disa konsiderata të karakterit gjeopolitik e strategjik, për Ballkanin, por edhe për Europën. “Të gjithë e dimë që ISIS nga njëra anë dhe Rusia nga krahu tjetër janë dy çështje delikate, pasi janë kthyer burim tensioni në Europë.

Koncesionari i Rinasit bllokon ndërtimin e aeroportit në Jug. “Monitor”: “Qeveria nuk ka rishikuar tarifat për 7 vjet, kur kontrata detyron rishikimin e tyre çdo 3 vjet”.

Postuar në 26 Shkurt, 2015 05:50

“Monitor” raporton se kanë dështuar sërish negociatat e qeverisë shqiptare me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit për të lejuar ndërtimin e një aeroporti tjetër në Jug. “Burimet në Ministrinë e Transporteve bënë me dije se, bisedimet kanë rezultuar pa sukses dhe Rinasi do të vijojë të gëzojë të drejtat e monopolit për fluturimet ndërkombëtare që rrjedhin nga kontrata e koncesionit”, shkruan revista në fjalë. Negociatat u parlajmëruan nga ministri Haxhinasto në fillim të vitit 2014, por duket se kontrata që zgjat deri në vitin 2025 i jep të drejtë koncesionarit të diktojë.

Shkodër, PD-LSI miratojnë buxhetin e bashkisë. Bojkotojnë këshilltarët socialistë

Postuar në 26 Shkurt, 2015 05:14

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bashkuar votat me PD-në dhe me këtë lëvizje kanë mundësuar miratimin e buxhetit të bashkisë së Shkodrës. Ky akt i këshilltarëve të LSI-së ndodhi ndërkohë që këshilltarët socialistë bojkotuan mbledhjen me pretendimin se rendi i ditës ishte shumë i ngarkuar. “Panorama” njofton se largimi i socialistëve nuk është pasuar nga alaeatët e vet të LSI-së, kreu i këshilltarëve të së cilës, Edip Shiroka, ka deklaruar se miratimi i buxhetit është detyrim ndaj qytetarëve.
s.z

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme