Investimet e huaja, sekretari i Shtetit për Ekonominë në Renani-Vestfali, Horzetsky: “Na nevojiten ligje korrekte, një ligj i arsyeshëm për tatimet dhe një drejtësi e sigurtë”

Postuar në 26 Shkurt, 2015 08:00

Që investimet e huaja të mund të vijnë në Shqipëri, nevojitet paraprakisht një klimë besimi, për të cilën Shqipëria duhet të bëjë akoma më shumë. Të paktën kështu mendon Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Günther Horzetzky, pas një takimi me ministrin e Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj. “Të gjitha sipërmarrjet në mbarë botën kanë nevojë në radhë të parë për kushte sigurie për investime. Besueshmëria është formula magjike, me të cilën mund t'i bindësh me të vërtetë sipërmarrjet për të investuar. Në këtë drejtim ka ndoshta akoma për të bërë në Shqipëri. Neve na nevojiten ligje korrekte, një ligj i arsyeshëm për tatimet dhe një drejtësi e sigurtë. Kur të jenë krijuar kushtet e tilla, atëherë përmirësohet klima për sipërmarrjet dhe atëherë edhe ne do të investojmë”, ka thënë Horzetsky në një intervistë për “DW”, që ka dhënë edhe vlerësime pozitive për përpjekjet e Shqipërisë. Edhe një shifër që ka interes: nëse Shqipëria do të ketë rritje prej 6% dhe BE-ja vetëm 1%, Shqipërisë i duhen 22 vjet që të kapë mesataren e unionit.
http://www.dw.de/horzetzky-besueshmëria-formula-magjike-për-investime-në-shqipëri/a-18282890
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.