I gjithë Ballkani kërkon të “zhvendoset” në Europë. 40 për qind më shumë kërkesa për azil nga vende si Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia.

Postuar në 26 Shkurt, 2015 09:03

A po zhvendoset Ballkani drejt Europës? Shifrat e publikuara nga Komisioni Europain për nëntë muajt e parë të 2014-ës tregojnë se kërkesat për azil janë 40% më të larta se për të njëjtën periudhë të 2013. Ndërkohë që shumica dërrmuese e aplikimeve të azilit mbetet haptazi e pabazuar. Qytetarët serbë mbeten sërish më shqetësuesit  për nivelin e aplikimeve të  azilkërkuesve në vendet e BE-së dhe në vendet e asociuara në zonën Schengen. Në 2013  azikërkuesit serbë renditeshin në nivelin 42%, të ndjekur nga qytetarët e Maqedonisë dhe Shqipërisë, në nivelin e 21% të secilit vend dhe më pas qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës me14% dhe ata të Malit të Zi me 2%. Sipas kësaj rradhitjeje, azikërkuesit nga Shqipëria janë më të madh në numër sesa ata të Bosnjës, duke përmbysur renditjen para vitit 2013. Komisioni rekomandon hetimin e personave që mundêsojnê dhe lehtësojnë emigracionin e paligjshëm, dhe dhe ndjekjen penale të atyre ata që favorizojnê abuzimin e lëvizjes së lirë pa viza, ndërsa rekomandon se  duhen rritur fushatat e informimit dhe ndërgjegjësimit që synojnë qartësimin e mëtejshëm të qytetarëve për të drejtat dhe detyrimet e udhëtimit lidhur me lëvizjen e lirë.

l.m

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Maqedonia, Serbia dhe Shqiperia nuk perbejne te gjithe Ballkanin aq me teper qe ata qe largohen jane kosovare.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.