Arkiv-Lajme

IKMT, padi kryebashkiakut të Gjirokastrës Bime për shpërdorim detyre në lejet e ndërtimit

Postuar në 24 Shkurt, 2015 10:15

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime dhe zyrtarë të tjerë janë kallëzuar penalisht nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Akuza e IKMT erdhi pas një vendimi të miratuar nga Bime në kohën kur drejtonte KRRT e këtij qyteti për ndërtimin e një pallati 7 katesh në lagjen “18 shtatori”, në kundërshtim me legjislacionin shqiptar. Leja është dhënë me afat njëvjeçar në 2009-ën, por më pas është lejuar në kundërshtim me ligjin edhe një shtesë prej 5 katesh. Kjo pa pasur më parë dhe pa u bazuar në asnjë plan rregullues dhe asnjë studim urbanistik pjesor.

Rrëfimi i Tomi Mishës: I kërkova disa herë falje zv/drejtorit të policisë. Më thanë-Do të marrim shpirtin! (Video)

Postuar në 24 Shkurt, 2015 09:56

Një ditë pasi Gjykata e Korçës vendosi masën detyrim paraqitje për Tomi Mishën, i cili u dhunua nga dy efektivë të patrullës së policisë dhe zv/drejtori Arben Hyseni, 33-vjeçari ka rrëfyer për mediat incidentin e së premtes. Mohon në mënyrë kategorike që të kishte  konsumuar alkool, ndërsa e konsideron dëmin që i ka shkaktuar mjetit të zv/drejtorit të policisë Arben Hyseni, të papërfillshëm, pasi mjeti është goditur në gomën rezervë. Edhe pse i ka kërkuar disa here të falur Hysenit për çfarë ndodhi, ky i fundit i ka kërkuar Mishës të mos dalë nga mjeti.

Bujaria miliardëshe e një vendimi të marrë “në zbatim të Kushtetutës”

Postuar në 24 Shkurt, 2015 08:43

Në datën 11 shkurt të këtij viti qeveria shqiptare ka marrë një vendim për shuarjen e detyrimeve që disa institucione buxhetore kanë ndaj OSHEE-së. Shifra është 9 000 000 000 lekë. Po e japim vendimin të plotë siç është publikuar në Fletoren Zyrtare:

PËR PËRCAKTIMIN E SHUMAVE TË SHUARJES, ME KOMPENSIM, TË DETYRIMEVE NDËRMJET INSTITUCIONEVE BUXHETORE DHE JOBUXHETORE QË FINANCOHEN NGA BUXHETI, KESH, SHA, OSHEE, SHA, DHE MINISTRISË SË FINANCAVE

Panariti “rehabiliton” Lufrën: Nuk ka qumësht pluhur, do pija tre kuti po t’i kisha përpara

Postuar në 24 Shkurt, 2015 07:31

Në një dalje për mediat, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet për mashtrimin me qumështin “Lufra”. Ai tha se nga analizat e kryera në produktet e tregtuara nga kjo kompani, nuk ka rezultuar prani e qumështit pluhur, por vetëm qumësht i freskët.

Tomë Doshi, breshëri kritikash ndaj qeverisjes: Ndryshime në kabinet, disa ministra dhe krerët e tatim-doganave bëjnë afera

Postuar në 24 Shkurt, 2015 06:42

Deputeti socialist Tom Doshi u është rikthyer sot në mesditë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, akuzave dhe kritikave ndaj qeverisjes. Pas një viti e gjysëm qeverisje, situata nuk është e mirë, ka thënë Doshi, duke kërkuar një analizë të punës së qeverisë nga deputetët, me praninë e kryeministrit Rama. Vetë Rama mungonte në mbledhje, por kjo s’e pengoi Doshin të kërkonte ndryshime në qeveri dhe administratë përpara zgjedhjeve lokale.

Mjekët shtojnë protestën, peticion për largimin e ministrit Beqaj. “Po jep konçesione klienteliste”

Postuar në 24 Shkurt, 2015 05:22

Nisi si një reagim kundër testimeve që ka planifikuar ministria e Shëndetësisë, por mjekët e kanë përshkallëzuar protestën e tyre. Tani bluzat e bardha kërkojnë edhe largimin e ministrit të Shëndetësisë, duke parashtruar njëherësh disa kërkesa. Ata thonë se kërkojnë rritje page, ambiente më të mira, ilaçe për të sëmurët, etj. “Ne nuk jemi dakord me politikën makro që po ndjek ky ministër. Ai po na jep të gjithëve me koncesion. Koncesionet e tij janë klienteliste”, thonë mjekët, që kanë nisur të mbledhin firma për një peticion për largimin e ministrit.

Raport shqetësues i Këshillit të Europës për racizmin. Në Greqi është rritur urrejtja ndaj emigrantëve, romëve, hebrenjve dhe myslimanëve

Postuar në 24 Shkurt, 2015 03:59

Greqia vijon të jetë një prej vendeve më problematike sa i takon racizmit. Një raport i Komisionit kundër Racizmit dhe Intolerancës në Këshillin e Europës evidenton faktin se vitet e fundit ka patur një rritje të konsiderueshme të nxitjes dhe urrejtjes racore, veçanërisht në kontekstin e diskursit publik, madje dhe nga përfaqësues të partive politike. Urrejta është e orientuar kryesisht ndaj emigrantëve, romëve, hebrenjve dhe myslimanëve.

I dhunuari Enver Basha flet nga spitali. Sipas tij, arrestimin e K.Xhuvanit e ka nxitur ai, pasi polici po dridhej nga frika

Postuar në 24 Shkurt, 2015 03:44

Enver Basha, personi që rastisi të kalonte atypari kur po kthehej nga puna, në kohën kur ndodhën vrasjet e Kostandin Xhuvanit në lokalin e rrugës së Elbasanit, ka folur për gazetën Panorama nga spitali. Ai është dhunuar barbarisht pranë Qytetit Studenti ditën e djeshme, dhe nuk dihen ende arsyet se përse ka ndodhur ngjarja. Por vetë Enver Basha thotë se atë po e ndjekin nga pas. Basha flet për disa incidente që i kanë ndodhur prej kohës kur u përfshi në çështjen e Xhuvanit.

Ndërrohet kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong. Kompozitori fitues i festivalit të RTSH-së tërhiqet nga gara

Postuar në 24 Shkurt, 2015 02:51

Mosmarrëveshjet lidhur me studion ku do të bëhej orkestrimi dhe masterizimi i këngës që do të përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës kanë çuar një skandal që implikon drejtuesit e Radiotelevizionit Shqiptar, por edhe vetë kompozitorin e këngës fituese.

"Al Jazeera” publikon kabllograme sekrete të Mossadit: “Irani nuk po përpiqej për ndërtimin e bombës bërthamore”. Netanjahu deklaroi të kundërtën

Postuar në 23 Shkurt, 2015 18:08

Njësia Investiguese e “Al Jazeera”, ka publikuar së fundmi disa informacione që kanë për autorësi shërbimin sekret izraelit, Mossad, sipas të cilave, në vitin 2012, skenari i një Irani afër prodhimit të bombës bërthamore, përgënjeshtrohet. “Al Jazeera” raporton se kabllogrami në fjalë i është dërguar nga Mossad, shërbimit sekret afrikano-jugor në 22 tetor 2012, një muaj pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, u shfaq në selinë e Kombeve të Bashkuara me një grafik ilustrues në dorë, përmes të cilit paralajmëronte botën se Irani ishte shumë afër krijimit të bombës bërthamore.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme