Raport shqetësues i Këshillit të Europës për racizmin. Në Greqi është rritur urrejtja ndaj emigrantëve, romëve, hebrenjve dhe myslimanëve

Greqia vijon të jetë një prej vendeve më problematike sa i takon racizmit. Një raport i Komisionit kundër Racizmit dhe Intolerancës në Këshillin e Europës evidenton faktin se vitet e fundit ka patur një rritje të konsiderueshme të nxitjes dhe urrejtjes racore, veçanërisht në kontekstin e diskursit publik, madje dhe nga përfaqësues të partive politike. Urrejta është e orientuar kryesisht ndaj emigrantëve, romëve, hebrenjve dhe myslimanëve. Raporti shkruan se pavarësisht se autoritetet greke njohin nevojën për të luftuar racizmin, ato nuk kanë strategji gjithëpërfshirëse për adresimin e shkaqeve të fenomenit. Sipas Këshillit të Europës edhe pse janë marrë disa masa, ato kanë mbetur kryesisht të papërshtatshme. Ky organizëm i rekomandon Athinës ngritjen e një një Task Force për të zhvilluar një strategji gjithëpërfshirëse kombëtare për të luftuar racizmin dhe intolerancën. Greqia nuk e ka ratifikuar ende Protokollin Nr 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
l.m
Add new comment