Ndërrohet kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong. Kompozitori fitues i festivalit të RTSH-së tërhiqet nga gara

Mosmarrëveshjet lidhur me studion ku do të bëhej orkestrimi dhe masterizimi i këngës që do të përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës kanë çuar një skandal që implikon drejtuesit e Radiotelevizionit Shqiptar, por edhe vetë kompozitorin e këngës fituese.
Gazeta Panorama raporton se kompozitori Aldo Shllaku ka vendosur të tërheqë këngën “Diell” nga konkurimi në Eurosong me pretendimin se nga dita kur ajo u shpall fituese në Festivalin e RTSH-së, kompozitori dhe autorët e këngës janë përjashtuar nga çdo e drejtë për realizimin e këngës në fomatin e përshtatshëm për Eurovizionin.
Pas kësaj drejtuesit e RTSH-së vendosën të angazhojnë kompozitorë nga Kosova për të krijuar me urgjencë që këngë që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian. Grupi I kompozitorëve është Zzap&Chris dhe kënga e re mban titullin “I’m alive”. Këtë vit Shqipëria përfaqësohet në Eurosong me këngëtaren Elhaida Dani.
l.m
Add new comment