IKMT, padi kryebashkiakut të Gjirokastrës Bime për shpërdorim detyre në lejet e ndërtimit

Postuar në 24 Shkurt, 2015 10:15

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime dhe zyrtarë të tjerë janë kallëzuar penalisht nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Akuza e IKMT erdhi pas një vendimi të miratuar nga Bime në kohën kur drejtonte KRRT e këtij qyteti për ndërtimin e një pallati 7 katesh në lagjen “18 shtatori”, në kundërshtim me legjislacionin shqiptar. Leja është dhënë me afat njëvjeçar në 2009-ën, por më pas është lejuar në kundërshtim me ligjin edhe një shtesë prej 5 katesh. Kjo pa pasur më parë dhe pa u bazuar në asnjë plan rregullues dhe asnjë studim urbanistik pjesor. IKMT ka kallëzuar po ashtu edhe Kryeinspektorin dhe inspektorët e IKMT të bashkisë Gjirokastër, Ilir Çumakun ish-sekretar i KRRT në Bashki, Antoneta Çako, ish-sekretare e KRRT në bashki dhe ish anëtarë të Sekretariatit Teknik të KRRT.

Padia në fjalë, që vjen në prag të përzgjedhjes së kandidaturave për garën e ardhshme të zgjedhjeve lokale, gjithsesi do të ndezë hipotezat, kur dy ditë më parë homologu i Bimes në Pogradec dha dorëheqjen.    

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.