Arkiv-Lajme

Dhuna e policisë, A. Hoxha: “Ky është shtet delenxhi”. Lubonja: “Nuk kemi shtet policor, por shtet rrugaçësh”. Stefani: “Ngjarjet janë skandaloze, por ka një vëmendje të shtuar ndaj policisë”

Postuar në 23 Shkurt, 2015 16:49

Në “Opinion” është diskutuar për incidentet e shumta ku janë përfshirë edhe përfaqësues të Policisë së Shtetit. Vëmendja është përqendruar te sjellja e policisë, te raporti i saj me ligjin dhe dinjitetin e qytetarit, që paraqet shumë probleme. Analisti Artan Hoxha ka shprehur mendimin se në kushtet kur Policia po përdoret për një sërë operacionesh, që përndryshe mund të realizohen nga inspektoriate civile, po përdor dhunë joproporcionale, por ndaj të dobtëve, mund të thuhet se “nuk kemi një shtet policor, por një shtet delenxhi”.

Hashashi drejt “pafajësisë”? Edhe deputetja socialiste Mira Shehu pro legalizimit: “Norma e krimit do të jetë më e ulët, ekonomia do të rritet”

Postuar në 23 Shkurt, 2015 15:39

Deputeti socialist Koço Kokëdhima po dëshmohet i vendosur dhe këmbëngulës në nismën e tij për legalizimin e kanabisit. Ka një seri deputetësh që po shprehen së fundmi pro kësaj ideje, si Vladimir Kosta, Përparim Spahiu dhe sot edhe deputetja socialiste, Mira Shehu, e cila zëvendësoi Luiza Xhuvanin në qarkun Vlorë. Kjo e fundit i ka dhënë një intervistë gazetës “Shekulli” ku sqaron pse është pozitiv legalizimi i kanabisit. “Unë mendoj se krahasuar me përdorimin e cigares dhe alkoolit, kanabisi nuk është një kërcënim për njerëzit. Bima kanabis është gjithashtu një burim i vlefshëm natyror.

Rexhep Qosja tek Xhunga: Eksodi i tanishëm, nuk kanë faj serbët po politika e Kosovës

Postuar në 23 Shkurt, 2015 15:23

Duke folur në emisionin e Rudina Xhungës në TCH, ‘Shqip”, akademiku Rexhep Qosja është i mendimit se qytetarët e Kosovës po ikin nga vendi për shkak të situatës në vend dhe se janë të kota arsyetimet e politikanëve se fajtorë janë serbët. “Gjendja ekonomike dhe gjashtë muaj pa institucione, humbën shpresën e qytetarëve. Atdhe është aty ku ndihesh mirë. Edhe kjo ikje masive tregon se Kosova nuk ka mundësi ta integrojë popullatën sa duhet. Kjo ikje fatkeqësisht tregon shumë dhe nuk flet mirë për Kosovën”, tha Qosja.

Kryediplomatja e BE-së Mogherini “ngec” në Bosnje, anulon vizitën në Tiranë

Postuar në 23 Shkurt, 2015 14:33

Do të duhet të ishte sot në mbrëmje në vendin tonë në kuadër të Forumit “Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore” (SEECP), por Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka anuluar vizitën e parashikuar në Tiranë. Në fillim kjo vizitë u njoftua nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ndërsa Shefja e politikës së jashtme të BE e konfirmoi zyrtarisht vizitën në Tiranë përmes një letre drejtuar Bushatit.

Përplasjet e Blushit me qeverinë, ndërhyn Berisha me një sprovë fejtoni ku e krahason deputetin me një Cipras të pafat

Postuar në 23 Shkurt, 2015 12:47

Pas qëndrimit të shprehur përmes një analize të gjatë ku deputeti Ben Blushi konstaton se qeveria e partisë së tij nuk po bën reforma, por po ruan rregullin, pra “po bën burokraten”, ka reaguar me mënyrën e vet deputeti i PD-së Sali Berisha.

FMN, nota pozitive për ekonominë dhe reformat në Shqipëri

Postuar në 23 Shkurt, 2015 12:45

Drejtori për Shqipërine në FMN, Nadeem Lllahi, ka dhënë një intervistë për “Zëri i Amerikës” në të cilën ka bërë disa vlerësime poItive dhe optimiste për ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe reformave të nisura nga qeveria. Llahi përkrah edhe masat shtrënguese të qeverisë, duke i vlerësuar ato si të nevojshme. “ 2015 deri tani ka ecur mirë. Kemi hyrë kështu në periudhën pas një viti reformash të qeverisë. Ekonomia po mëkëmbet, ka shenja të qarta të kësaj.

Shpëtojnë nga përmbytja marrëdhëniet shqiptaro-greke. Ministria e Jashtme: “Devijimi i Vjosës, vetëm një projekt-ide e një kompanie private greke”

Postuar në 23 Shkurt, 2015 11:23

“Tema Tv” i ka marrë një intervistë Glevin Dervishit, këshilltarit për mediat të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Dervishi flet për çështjen e Vjosës, që trazoi ujërat e marrëdhënieve shqiptaro-greke në prag të vizitës së Chountis. Ai sqaron se bëhet fjalë vetëm për një projekt-ide të një kompanie greke dhe më tej akoma, se në gjyqin që zhvillohet në Greqi për këtë çështje, pala shqiptare përfaqëson shqetësimet e veta, përmes avokatit të shoqatave greke të mjedisit dhe disa bashkive që preken nga projekti.

Vrasja e komisar Dritan Lamajt, pasnesër prova fizike me makinë për të matur kohën Tiranë-Kapshticë

Postuar në 23 Shkurt, 2015 10:42

Pasnesër është vendosur të kryhet eksperimenti i udhëtimit me automjet nga Tirana drejt Kapshticës, i kërkuar për të vërtetuar pretendimet e Arben Frrokut, i dyshuar për vrasjen e ish shefit të policisë në kombinat Dritan Lamaj. Prova në fjalë u kërkua nga mbrojta e Frrokut që pretendon se i akuzuari ishte duke udhëtuar për në Greqi dhe s’ka lidhje me vrasjen, ndërsa gjykata vendosi që eksperimenti të bëhet me automjet ML Fuoristradë si ajo që ka udhëtuar biznesmeni Frroku. Në timon do të qëndrojë një shofer i zgjedhur me vendim gjykate.

Protesta për devijimin e Vjosës edhe pse nuk ka dokument zyrtar. Ish-ministri Bumçi: “Jemi informuar nga media”. Ambientalisti Guri: “Ka fjalë se do devijohet 40% nga burimi”

Postuar në 23 Shkurt, 2015 10:28

Mjafton të qarkullojë një “lajm” dhe ndodh jo rrallë që protesta mbin vetiu. Kështu edhe me “lajmin” e devijimit të Vjosës, si pasojë e ndërhyrjeve që do të bëhen nga pala greke, ndërhyrje të cilat mbeten thjesht hipotezë. P.sh sot ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, pranoi se nuk ka patur asnjë informacion zyrtar për këtë çështje dhe se është informuar nga mediat. “Gjatë kohës që unë kam qënë Ministër i Jashtëm nuk ka pasur asnjë informacion nga Ministria e Jashtme Greke. Nuk ka pasur as edhe një informacion të vetëm. Ne jemi informuar vetëm nëpërmjet medias.

Lefter Maliqi shkruan në fb se e kërkon me ngulm baza për kandidat të PD-së në Berat. Por ai përgjigjet, “të presim vendimin e strukturave”

Postuar në 23 Shkurt, 2015 10:22

Një status qartaz jo dhe aq spontan në facebook nga ish-deputeti demokrat, Lefter Maliqi, tignëllon si presion ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha për t’u propozuar si kandidat për Bashkinë e Beratit.

 “Gjatë dy muajve të fundit kam marrë shumë telefonata dhe mesazhe nga ju, ku më keni nxitur, motivuar dhe mbështetur për t’u vetëpropozuar si kandidat për Kryetar i Bashkisë Berat! Në pamundësi për tu kthyer përgjigje te gjithëve,dua t’ju falënderoj sinqerisht. Le të presim vendimin e strukturave vendimmarrëse! Respekt,mirënjohje për ju dhe gëzime në familjet tuaja”, thotë Maliqi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme