Hashashi drejt “pafajësisë”? Edhe deputetja socialiste Mira Shehu pro legalizimit: “Norma e krimit do të jetë më e ulët, ekonomia do të rritet”

Postuar në 23 Shkurt, 2015 15:39

Deputeti socialist Koço Kokëdhima po dëshmohet i vendosur dhe këmbëngulës në nismën e tij për legalizimin e kanabisit. Ka një seri deputetësh që po shprehen së fundmi pro kësaj ideje, si Vladimir Kosta, Përparim Spahiu dhe sot edhe deputetja socialiste, Mira Shehu, e cila zëvendësoi Luiza Xhuvanin në qarkun Vlorë. Kjo e fundit i ka dhënë një intervistë gazetës “Shekulli” ku sqaron pse është pozitiv legalizimi i kanabisit. “Unë mendoj se krahasuar me përdorimin e cigares dhe alkoolit, kanabisi nuk është një kërcënim për njerëzit. Bima kanabis është gjithashtu një burim i vlefshëm natyror. Ka shumë arsye përse kanabisi duhet të legalizohet disa prej të cilave përfshijnë faktin e përdorimit të kanabisit për përdorim mjekësor, norma e krimit do të jetë më e ulët, ekonomia do të rritet. Ndalimi i përdorimit të saj për efekte mjekësore është e padrejtë”, thotë ajo. Ka pra një përpjekje të vazhdueshme të Kokëdhimës për ta përfshirë çështjen si debat dhe axhendë politike, pse jo edhe duke e materializuar në një nismë ligjore.
s.z

Comments

Submitted by Enida (not verified) on

<p>bravo te qofte koco kokedhima. tere bota po zien per kte pune, politikanet ton meren me llafe. e nuhate ate pun, miliarda per vendin, ilac per te semuret. koco ka kerkuar kanabisin medicinal, per eksport, e ka gjysma botes e amerikes. hajde shihni cbehet ne kolorado, pasuri marramendese per GDP e vendit.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Tashti po del me qarte perse socialistet e &quot;shkulen&quot; Lazaratin. Po parapergatiteshin per legalizimin e canabis, pra ia vune minat fabrikes se konkurenteve qe te ngrene fabrikat e veta. Pak si Cikago e viteve 1930, apo jo?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.