Rexhep Qosja tek Xhunga: Eksodi i tanishëm, nuk kanë faj serbët po politika e Kosovës

Postuar në 23 Shkurt, 2015 15:23

Duke folur në emisionin e Rudina Xhungës në TCH, ‘Shqip”, akademiku Rexhep Qosja është i mendimit se qytetarët e Kosovës po ikin nga vendi për shkak të situatës në vend dhe se janë të kota arsyetimet e politikanëve se fajtorë janë serbët. “Gjendja ekonomike dhe gjashtë muaj pa institucione, humbën shpresën e qytetarëve. Atdhe është aty ku ndihesh mirë. Edhe kjo ikje masive tregon se Kosova nuk ka mundësi ta integrojë popullatën sa duhet. Kjo ikje fatkeqësisht tregon shumë dhe nuk flet mirë për Kosovën”, tha Qosja.

“Unë e them se fajtori më i madh kryesor qëndron te ne shqiptarë”, tha ai, duke theksuar se tani serbët nuk kanë faj për eksodin e shqiptarëve.

a.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>E kur kane pasur serbet ndonjehere faj per ty, mor i shitur.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.