Protesta për devijimin e Vjosës edhe pse nuk ka dokument zyrtar. Ish-ministri Bumçi: “Jemi informuar nga media”. Ambientalisti Guri: “Ka fjalë se do devijohet 40% nga burimi”

Postuar në 23 Shkurt, 2015 10:28

Mjafton të qarkullojë një “lajm” dhe ndodh jo rrallë që protesta mbin vetiu. Kështu edhe me “lajmin” e devijimit të Vjosës, si pasojë e ndërhyrjeve që do të bëhen nga pala greke, ndërhyrje të cilat mbeten thjesht hipotezë. P.sh sot ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, pranoi se nuk ka patur asnjë informacion zyrtar për këtë çështje dhe se është informuar nga mediat. “Gjatë kohës që unë kam qënë Ministër i Jashtëm nuk ka pasur asnjë informacion nga Ministria e Jashtme Greke. Nuk ka pasur as edhe një informacion të vetëm. Ne jemi informuar vetëm nëpërmjet medias. Kanë qënë bashkitë e Greqisë Veriore të cilat janë kundër projektit dhe kanë ngritur zërin. Ne jemi informuar nëpërmjet tyre dhe medias dhe burimeve të tjera që ka një projekt. Mbas këtij shqetësimi kemi kërkuar që Ministria e Jashtme dhe ambasada jonë në Greqi të vihej në lëvizje dhe të mësojë më shumë për projektin. Kjo është e vërteta...”, tha ai. E thjeshtuar fare troç: kam qenë ministër i Jashtëm, kam lexuar në gazeta se grekët diç po kurdisin dhe kam dhënë porosi të mbajnë vesh se ça po bëhet. Me të dëgjuar ecën edhe militanti i çështjeve ambientaliste, Sazan Guri. Ja se çfarë thotë ai në studion e “A1 Report”, prej nga ku parlajmëron se do t’i thotë Ditmir Bushatit dhe Nicholaos Chuntis se “nuk keni për të marrë as tokë, as lumë”: “Lumit Vjosa do t’i merret në burim një sasi e madhe uji. Ky devijim ka ndikim në jetën e banorëve të asaj zone, në bujqësi, në turizëm. Do devijohet 40 për qind nga burimi sipas fjalëve…”, deklaroi Guri. Sipas fjalëve? Ku janë dëgjuar këto fjalë? Të tilla ka përmendur vetëm media shqiptare siç tha ish-ministri. Si vallë u bëka protestë bazuar në fjalë dhe llafe, kur qarkullojnë lloj-lloj fjalësh dhe protesta hiç nuk ka? Ndoshta po themelohet një tip i ri proteste: ai preventiv, që përcjell shqetësimet e mëhallës(http://www.shekulli.com.al/p.php?id=220810).
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.