Dhuna e policisë, A. Hoxha: “Ky është shtet delenxhi”. Lubonja: “Nuk kemi shtet policor, por shtet rrugaçësh”. Stefani: “Ngjarjet janë skandaloze, por ka një vëmendje të shtuar ndaj policisë”

Në “Opinion” është diskutuar për incidentet e shumta ku janë përfshirë edhe përfaqësues të Policisë së Shtetit. Vëmendja është përqendruar te sjellja e policisë, te raporti i saj me ligjin dhe dinjitetin e qytetarit, që paraqet shumë probleme. Analisti Artan Hoxha ka shprehur mendimin se në kushtet kur Policia po përdoret për një sërë operacionesh, që përndryshe mund të realizohen nga inspektoriate civile, po përdor dhunë joproporcionale, por ndaj të dobtëve, mund të thuhet se “nuk kemi një shtet policor, por një shtet delenxhi”. Andrea Stefani ka replikuar se ka një vëmendje dhe kritikë të madhe ndaj policisë, ndonëse kjo e fundit ka arritur jo pak rezultate. Një aludim ky që lufta ndaj krimit, mund të ketë prodhuar këtë lloj sulmi. Pa mohuar ekseset dhe problemet, Stefani ka pranuar se është disi e çuditshme që ndërkohë që kërkohet testim për mjek e infermierë, nuk po kërkohet testim për policinë. Nga ana e vet, Fatos Lubonja, ka sjellë në kujtesë faktin se ka shumë të dhëna që vijnë nga e kaluara, ku shefa komisariatesh kanë paguar shumë për t’u emëruar. Për këtë arsye Lubonja ka deklaruar se “nuk mund të them se ky është shtet policor, por një shtet rrugaçësh, banditësh”.
s.z
Comments
Artan Hoxha...te vjen per te
<p>Artan Hoxha...te vjen per te vjelle sa here i degjon emrin...</p><p>Sa per "Opinionin",eshte kthyer ne nje zyre te vogel te Shqupit ku behet vetem propagande me tema banale...Bile bera nje kerkim per te pare nese Fevzua kishte bere ndonje emision per Kurveleshin ku policia u qellua me arme ne aksionin kunder kanabisit,apo per Lazaratin(lajm qe u dha dhe ne Filipine)apo me pas per Dugagjin ku u rrezua dhe nje helikopter nga mitrolozi....por nuk gjeta gje!! Fevzua ka bere emisione edhe per breke e tanga,por per keto si paska dale koha.</p>
Opinion ka bere disa emisione
<p>Opinion ka bere disa emisione per Lazaratin, keshtu eshte kur nuk di ca flet. </p>
Asnje per aksionin ne
<p>Asnje per aksionin ne LAZARAT,asnje. Dhe i eshte thene se pse ska bere dhe pergjigja ka qene,"e di une se c'bej ne emisionin tim".</p>
Add new comment