Arkiv-Lajme

Tom Doshi: "Edi Rama është mosmirënjohës dhe bukëshkalë, lufta sapo ka filluar. Buxheti është përqendruar në Jug.(Video)

Postuar në 26 Shkurt, 2015 05:09

Deputeti i Qarkut të Skodrës, Tom Doshi ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj kryeministrit Rama, duke folur për fillimin e një lufte mes tij dhe kreut të qeverisë. Gjatë një prononcimi jashtë dyerve të parlamentit Tom Doshi e akuzoi kryeministrin Rama se është  mosmirënjohës dhe bukëshkalë dhe se nuk ka mbajtur premtimin për të luftuar korrupsionin. Doshi tha se në 1 vit e gjysmë lidhjet nepotike të qeverisë Rama e kanë kaluar  nepotizmin e qeverisë Berisha në 4 vite.

Prokuroria humb një tjetër betejë me Gjikën. Gjykata e Apelit të Vlorës lë në fuqi masën detyrim paraqitje

Postuar në 26 Shkurt, 2015 03:53

Prokuroria humb një tjetër betejë me Shpëtim Gjikën. Gjykata e Apelit të Vlorës ka rrëzuar kërkesën e organit të akuzës  për rikthimin e masës arrest me burg ndaj Shpëtim Gjikës. Për kryebashkiakun e Vlorës, Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që i kishte caktuar atij masën detyrim paraqitje pas transferimit në një spital privat në kryeqytet. Prokuroi i çështjes akuzoi Gjikën se ishte përpjekur të pengonte hetimet dhe se Gjykata nuk mund të përcaktonte nga ana teknike se në cilat kushte duhet të kurohej kryebashkiaku i Vlorës.

Agjensia INA: "Bomba" e radhës në Shkup, mbi 100 gazetarë të përgjuar

Postuar në 26 Shkurt, 2015 02:54

Agjensia e lajmeve “INA” njofton se për herë të parë u publikua një bisedë e kryeministrit Nikolla Gruevski. Mbi 100 gazetarë të përgjuar. Sipas “INA”-s lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev publikoi të ashtuquajturën bombën e radhës të përgjimeve, ku zbardhen përgjime masive të gazetarëve. Zaev theksoi se sipas dokumentacioneve të siguruara mbi 100 gazetarë janë përgjuar viteve të fundit në Maqedoni nga ana e Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit. “Janë përgjuar edhe gazetarët proqeveritarë dhe gazetarët profesionistë në Maqedoni.

Aleksandër Lumezi, kandidati për kryeprokuror premton fundin e të “fortëve” të Kosovës: Ka ardhur koha që të mos ketë persona të paprekshëm

Postuar në 26 Shkurt, 2015 02:29

Kandidati për postin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, po pret dekretimin nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Pas intervistimit si kandidat i vetëm në këtë proces, duke fituar shumicën e votave, Lumezi është i bindur se presidentja do ta bëjë dekretimin e tij. Në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë të drejtë ligjore që të vendosë lidhur me procedurën e nominimit, që të atakohet nominimi i tij si kryeprokuror. Ndërhyrjen eventuale të Kushtetueses e sheh si ushtrim arbitrar.

Sulmohet filiali i postës shqiptare në Durrës. Kësaj radhe rojet private reaguan duke detyruar autorët të braktisin tentativën për grabitje

Postuar në 26 Shkurt, 2015 02:04

Një skenë e ngjashme me atë të grabitjes së filialit të bankës pranë stacionit të trenit në Tiranë u shënua mëngjesin e së enjtes në filialin e postës shqiptare në Durrës.Dy persona të armatosur dhe të maskuar sulmuan automjetin që po transportonte parate e pensioneve, duke tentuar të marrin shumën e lekëve që do t’u dorëzoheshin punonjësve të filialit të postës.

Rama lançon këshilltarin e ri të guvernatorit Sejko, do të jetë një ekonomisti i njohur argjentinas, Mario Blejer

Postuar në 26 Shkurt, 2015 01:56

Këshilltari i Guvernatorit të sapozgjedhur të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, do të jetë një ekonomisti i njohur britanik, ish­drejtor i politikave monetare të Bankës së Anglisë. Me përvojë, i njohur ndërkombëtarisht dhe i huaj, ashtu si kryeministri shqiptar kërkonte që të ishte në fakt vetë Guvernatori i Bankës së Shqiperisë. Lajmin e ka dhënë mëngjesin e sotëm, vetë kryeministri Edi Rama, duke mos e fshehur kënaqësinë për zgjedhjen. Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se ai që do të këshillojë Guvernatorin do të jetë një ekonomist i famshëm.

F. Balliu "jep" disa nga kandidatët e PD-së për Tiranën: E. Selami, G. Pollo dhe A. Imami. Nga PS-ja "tremb Bashkim Fino". "Shpëtim Gjika ka mbetur si Beqir Balluku”

Postuar në 25 Shkurt, 2015 16:12

Fahri Balliu, botues i gazetës “55” dhe një njeri i afërt me PD-në, ka qenë sot i ftuar në studion e Rezear Xhaxhiut, ku ka përcjellë disa komente dhe vlerësime për situatën politike në vend. Meqenëse po afron fushata e zgjedhjeve, me interes është mendimi mbi emrat dhe kandidatët. I pyetur për Shpëtim Gjikën, Balliu tha se “ai veproi gabim, në mënyrë partiake dhe tani që e braktisi partia, mbeti vetëm si Beqir Balluku”. I pyetur për kandidaimin e Lulzim Bashës, Balliu bëri një sugjerim të atypëratyshëm: “Absolutisht më i miri.

Pas vendimit të Gjykatës Administrative për testimin e infermierëve, reagon ministri: “Unë besoj se do të vazhdoj punën”

Postuar në 25 Shkurt, 2015 15:42

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative që pezulloi testimin e infermierëve. Ai ka deklaruar se do të zbatojë vendimin, por në gjykatë do të paraqiten argumentet pro testimit. Lidhur me kërksën për dorëheqje, Beqja ka deklaruar një “jo” por disi të pasigurtë. “Secili ka të drejtë të bëjë kërkesën e tij. Unë besoj se do të vazhdoj punën bashkë me bashkëpunëtorët e mi për zbatimin e programit të qeverisë. Besoj se në këto 18 muaj rezultatet janë shumë të dukshme dhe shumë të prekshme në përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

Një deputet i partisë së presidentit serb shpallet në kërkim nga Interpoli. Dyshohet për krime në Kosovë

Postuar në 25 Shkurt, 2015 13:35

Gazeta “Express” në Kosovë njofton se një deputet i partisë së presidentit serb, Tomislav Nikoliç, Momir Stojanoviç, është futur në listën e personave më të kërkuar nga Interpoli. “Shpresoj se qeveria ime do të reagojë kundër këtij arrestimi, sepse kjo ka si qëllim kryesor frikësimin e serbëve në Kosovë dhe grabitjen e pasurive të tyre”, tha Stojanoviç, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Serbi.

Maqedoni, Gruevski nuk bën publike shërbimet huaja që sipas tij kanë kryer përgjimet. Nuk pranon as zgjedhje të parakohshme dhe as qeveri teknike

Postuar në 25 Shkurt, 2015 11:21

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka sqaruar sot për opinionin qëndrimin e tij dhe të qeverisë për skandalin e përgjimeve. Sipas tij, kreu i opozitës, Zoran Zaev, ka shantazhuar fillimisht në takim atë, duke i treguar se posedonte përgjime, të cilat Gruevski i pranon se ekzistojnë, por edhe se mes tyre ka deformime të realitetit. Gruevski ka konfirmuar qëndrimin e qeverisë se përgjimet janë realizuar nga shërbime të huaja, por të cilat ai nuk pranoi të cilësonte konkretisht se kush janë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme