Sulmohet filiali i postës shqiptare në Durrës. Kësaj radhe rojet private reaguan duke detyruar autorët të braktisin tentativën për grabitje

Një skenë e ngjashme me atë të grabitjes së filialit të bankës pranë stacionit të trenit në Tiranë u shënua mëngjesin e së enjtes në filialin e postës shqiptare në Durrës.Dy persona të armatosur dhe të maskuar sulmuan automjetin që po transportonte parate e pensioneve, duke tentuar të marrin shumën e lekëve që do t’u dorëzoheshin punonjësve të filialit të postës. Por grabitësit kanë hasur në rezistencën e rojeve private, ku njëri prej tyre u godit dhe mbeti i plagosur.Për të trembur autorët rojet private të sigurisë dyshohet se kanë qëlluar në ajër, por pritet ekzaminimi i gëzhojave për të verifikuar nëse ka patur shkëmbim zjarri. Autorët janë larguar fillimisht në këmbë, ndërsa më pas janë kanë hipur në një mottoçikletë.
l.m
Add new comment