Një deputet i partisë së presidentit serb shpallet në kërkim nga Interpoli. Dyshohet për krime në Kosovë

Postuar në 25 Shkurt, 2015 13:35

Gazeta “Express” në Kosovë njofton se një deputet i partisë së presidentit serb, Tomislav Nikoliç, Momir Stojanoviç, është futur në listën e personave më të kërkuar nga Interpoli. “Shpresoj se qeveria ime do të reagojë kundër këtij arrestimi, sepse kjo ka si qëllim kryesor frikësimin e serbëve në Kosovë dhe grabitjen e pasurive të tyre”, tha Stojanoviç, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Serbi. Stojanoviç shpjegoi se ky vendim ka të bëjë me vendimin e OKB-së që të krijojë një gjykatë për krimet e UÇK-së në Kosovë dhe se Gjykata Themelore në Gjakovë, ku ai ka lindur, paraqiti një akuzë penale kundër 17 serbëve, e në mesin e tyre gjendet edhe emri i tij.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.