Prokuroria humb një tjetër betejë me Gjikën. Gjykata e Apelit të Vlorës lë në fuqi masën detyrim paraqitje

Prokuroria humb një tjetër betejë me Shpëtim Gjikën. Gjykata e Apelit të Vlorës ka rrëzuar kërkesën e organit të akuzës për rikthimin e masës arrest me burg ndaj Shpëtim Gjikës. Për kryebashkiakun e Vlorës, Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që i kishte caktuar atij masën detyrim paraqitje pas transferimit në një spital privat në kryeqytet. Prokuroi i çështjes akuzoi Gjikën se ishte përpjekur të pengonte hetimet dhe se Gjykata nuk mund të përcaktonte nga ana teknike se në cilat kushte duhet të kurohej kryebashkiaku i Vlorës. Ndërsa i pandehuri Gjika i quajti të pavërteta akuzat se ai është i përfshirë në falsifikimin e lejeve për 15 pallate, duke lajmëruar se për këtë çështje do ngrejë padi ndaj organit të akuzës. Për dy të akuzuarit e tjerë, drejtoren e Urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Dorjana Sulajn dhe biznesmenin Artur Haxhi gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me me burg në detyrim paraqitje.
l.m
Add new comment