FMN, nota pozitive për ekonominë dhe reformat në Shqipëri

Drejtori për Shqipërine në FMN, Nadeem Lllahi, ka dhënë një intervistë për “Zëri i Amerikës” në të cilën ka bërë disa vlerësime poItive dhe optimiste për ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe reformave të nisura nga qeveria. Llahi përkrah edhe masat shtrënguese të qeverisë, duke i vlerësuar ato si të nevojshme. “ 2015 deri tani ka ecur mirë. Kemi hyrë kështu në periudhën pas një viti reformash të qeverisë. Ekonomia po mëkëmbet, ka shenja të qarta të kësaj. E shohim këtë jo vetëm në shifrat e rritjes, por edhe në besimin e biznesit: konsumi po rritet, ka një rigjallërim të aktivitetit ekonomik...Megjithatë, do të thosha se është shumë shpejt për të parashikuar gjithë vitin. Mendoj gjithashtu se ka një besim se qeveria po ndërmerr një program reformash që nisën në fillim të vitit 2014 dhe sipas marrëveshjes të FMN-së, negociatat buxhetore që patëm me ta do të sigurojnë që pakësimi i borxhit publik të vazhdojë në të ardhmen. Nga kjo pikëpamje, gjërat janë në nivelin e duhur. Reformat strukturore kanë ecur mirë, si në fushën e taksave, të sektorit financiar dhe në fushën e menaxhimit të financave publike. Pra, nga pikëpamja jonë ecuria deri tani ka qënë mjaft e mirë”, tha ndër të tjera ai.
s.z
Add new comment