Arkiv-Lajme

Një parashikim nga Stephen Hawking për të ardhmen e njerëzimit...A mund të ndodhë zhvendosja e qenies njerëzore në planetet e tjera...

Postuar në 22 Shkurt, 2015 13:46

Në prag të ceremonisë së çmimeve OSCAR, ku pretendent për trofe është edhe një film që i dedikohet jetës së astrofizikantit Stephen Hawking, ky i fundit ka folur për një nga temat e tij më të dashura, të ardhmen e njerëzimit.

Gazetari Carlo Bollino i kundërpërgjigjet ish-kryeministrit Berisha: “Doktor më vjen keq, por më ngatërroni me Sandrin”

Postuar në 22 Shkurt, 2015 13:02

Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino, i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha për shkrimin e botuar prej këtij të fundit në “facebook” një ditë më parë. Berisha akuzonte se kryeministri aktual po ndan me botuesin fonde publike.

Shkrimi i Berishës: https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/420564554771124:0\

Washington Post: Në Shqipëri është më mirë të mos sëmuresh, shërbimi shëndetësor si në disa vende të Afrikës

Postuar në 22 Shkurt, 2015 12:11

E përditshmja  amerikane Washington Post  ka publikuar një hartë ku kategorizon cilësinë e shërbimit shëndetsor në të gjithë botën. Shqipërinë e rëndit pikërisht në ato vende ku mirë është të mos sëmuresh, pasi kurimi në spitale vlerësohet me rrezikshmëri të lartë. Vendi ynë renditet në të njejtën kategori me vende afrikane si Algjeria, Nigeria, Gana, Bregu i Fildishtë apo Etiopia, të ngjyrosura me portokalli. Megjithatë, në Ballkan nuk jemi vetëm. Në të njejtën kategori renditen Kosova, Maqedonia e Bosnje Hercegovina.

Alarmi nga Britania: “Virusi i Ebolas përdorur nga Isis për atentate terroriste”

Postuar në 22 Shkurt, 2015 12:04

Anglia jep alarmin: “Virusi i Ebolas mund të herë përdorur nga terroristët e Isis për sulme ndaj Perëndimit”. Megjithatë, zakonisht terroristët dinë të zgjedhin armët që kanë efekt të menjëhershëm dhe shkatërrues: Ebola përhapet ngadalë. Alarmin e ka dhënë Ministria e Mbrojtjes Angleze, që këto  ditë është duke vlerësuar të gjitha skenaret e mundshme të një sulmi nga militantët e shtetit islamik. Alarmi ka dalë nga një sërë dokumentesh të zbuluara nga gazeta britanike, sipas studimeve që u kanë referuar studiuesit e Ministrisë së Mbrojtjes që nga tetori i kaluar.

Bordi i FMN-së jep "OK" për këstin e radhës. Qeveria shqiptare do të tërheqë 53 milionë euro

Postuar në 22 Shkurt, 2015 11:34

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar  rishikimin e dytë dhe të tretë të marrëveshjes të nënshkruar mes FMN-se dhe qeverisë shqiptare vitin e kaluar.

Ky miratim mundëson tërheqjen e menjëhershme të një shume prej 53 milionë euro.

Sipas Ministrisë së Financave, ky vendim vjen si rezultat i angazhimit serioz të autoriteteve shqiptare për çuarjen përpara të reformave strukurore të rëndësishme në fusha si ajo taksave, e energjisë, e pensioneve dhe e shlyerjes së pagesave të prapambetura. 

 

l.m

Kush është spiunia që zbulon videot e Isis dhe arrin gjithmonë t’i ketë ato ekskluzive

Postuar në 22 Shkurt, 2015 10:56

E lindur në Irak nga një familje hebreje, i ati i saj u vra brutalisht nga Sadam Huseini me akuzat “spiunazh për llogari të Izraelit”. Sot shkruan “Italia Oggi”, Rita Katz jeton në Amerikë dhe me faqen e saj monitoron xhihadin global. Pjesa më e madhe e videove të prodhuara nga ISIS dhe shpërndarja e tyre nga mediat botërore, shfaq  haptazi një shkrim me germa blu dhe portokalli: “Faqja për Kërkimin Ndërkombëtar të subjekteve terroriste. Faqja është krijimi i Rita Katz, 52-vjeçe me të shkuar spiunazhi.

Nikolaos Chountis, nesër në Shqipëri si zv.ministër i Jashtëm i Greqisë

Postuar në 22 Shkurt, 2015 10:30

Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Chountis, do të zhvillojë një vizitë dyditore (23- 24 Shkurt) në Tiranë, ku do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore).

Haxhinasto: Për të kaluar në “Rrugën e Kombit”, tarifa 5 euro

Postuar në 22 Shkurt, 2015 09:46

E përfolur prej kohësh, tarifa për të kaluar në aksin rrugor Durrës-Kukës është drejt zyrtarizimit. Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto konfirmoi se tarifa që automjetet do të paguajnë për të kaluar në këtë rrugë do të jetë 5 euro. Në një intervistë për “KosovaPress”, Haxhinasto thotë se tenderi për dhënien me koncesion të “Rrugës së Kombit” do të hapet në mars.

Pas Kokëdhimës e Kostës, edhe Spahiu i LSI-së “pro” liberalizimit të kanabisit. A do të konkretizohet propozimi me draft ligjor në Kuvend?

Postuar në 22 Shkurt, 2015 08:32

Prej disa ditësh, gazeta “Shekulli” i është rikthyer idesë së legalizimit të lëndës narkotike “Kanabis Sativa”. Iniciativa e përmendur nga deputeti Koço Kokëdhima, duket se po gjen mbështetje edhe në radhët e deputetëve të tjerë të Kuvendit. Pas Vladimir Kostës, edhe deputeti i LSI-së Përparim Spahiu është “pro” idesë së liberalizimit dhe jep argumentat përkatëse të qëndrimit të tij.

Intervista e plotë: http://shekulli.com.al/p.php?id=220484

Dyshime mbi videon ku pretendohet se ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë po negocion emrin në këmbim të parave

Postuar në 22 Shkurt, 2015 07:45

Në “You Tube” është hedhur një video ku pretendohet se ish-Ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski po negocion ndryshimin e emrit të Maqedonisë në këmbim të parave. Sikurse raporton portali “Zhurnal” që ngre pikëpyetje mbi vërtetësinë e filmimit, Boshkovski i premton bashkëbiseduesit të tij se do të ndryshojë emrin dhe në këmbim do të marrë favore financiare.

http://www.zhurnal.mk/content/?id=1522119191954

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme