Dyshime mbi videon ku pretendohet se ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë po negocion emrin në këmbim të parave

Postuar në 22 Shkurt, 2015 07:45

Në “You Tube” është hedhur një video ku pretendohet se ish-Ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski po negocion ndryshimin e emrit të Maqedonisë në këmbim të parave. Sikurse raporton portali “Zhurnal” që ngre pikëpyetje mbi vërtetësinë e filmimit, Boshkovski i premton bashkëbiseduesit të tij se do të ndryshojë emrin dhe në këmbim do të marrë favore financiare.

http://www.zhurnal.mk/content/?id=1522119191954

Pas këtij publikimi, ka ardhur edhe reagimi nga partia e ish-ministrit të Brendshëm  (Të bashkuar për Maqedoninë) që e ka cilësuar si montim videon në fjalë. Publikimi i këtyre materiali, vjen ne nje kohe kur klima politike ne Maqedoni është tepër e tensionuar nga publikimi i përgjimeve nga Zoran Zaev,që është lideri i partisë më të madhe opozitare.

http://www.zhurnal.mk/content/?id=1522211193154

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.