Pas Kokëdhimës e Kostës, edhe Spahiu i LSI-së “pro” liberalizimit të kanabisit. A do të konkretizohet propozimi me draft ligjor në Kuvend?

Prej disa ditësh, gazeta “Shekulli” i është rikthyer idesë së legalizimit të lëndës narkotike “Kanabis Sativa”. Iniciativa e përmendur nga deputeti Koço Kokëdhima, duket se po gjen mbështetje edhe në radhët e deputetëve të tjerë të Kuvendit. Pas Vladimir Kostës, edhe deputeti i LSI-së Përparim Spahiu është “pro” idesë së liberalizimit dhe jep argumentat përkatëse të qëndrimit të tij.
Intervista e plotë: http://shekulli.com.al/p.php?id=220484
Nuk dihet nëse deputetët në fjalë do të shfrytëzojnë të drejtën që kanë për të depozituar nismën konkrete në Kuvend.
n.k
Comments
tani kuptohet qe drogen ne te
<p>tani kuptohet qe drogen ne te vertet nuk e kontrollojne trafikantet, ata jane vecse sherbetor te tjeterkujt</p>
Zotërinj Kokëdhima dhe
<p>Zotërinj Kokëdhima dhe Kosta,Spahiu !, Nuk ju njoh dhe as nuk ju di zanatin apo profesionin tuaj,por di se disa individë si puna e propozimit tuaj prononcohen apriori edhe kur janë të pa informuar për atë që mbështesin apo propozojnë.Këta individë bëhen veçanrisht të rrezikshëm për popullin apo kombin e vet,kur kanë kompetenca publike dhe formulojnë akte ligjore e nënligjore absurde,pa pyetur apo duke mos i përfillur specialistë e aftë dhe të përgjegjëshëm.Disa të tillë para do kohe, mbushnin faqet e gazetave,panelet televizive,foltoren parlamentare dhe kryeministrore duke bërë kompetentin lidhur me domozdoshmërinë sipas tyre,të ngritjes së Centraleve Atomike në Shqipëri pë ta bërë Shqipërinë Superfuqi Energjitike,për Shkatërrimin e Lëndëve Helmuese Luftarake(LHL) të Sirisë në Shqipëri që nuk e mori përsipër asnjë vënd tjetër,për sjelljen e plehërave të Europës në Shqipëri,për Universitetet "sude" etj. etj. Unë jam ateist,por them me vehte shyqyr o "Zot" që e shpëtove Shqipërinë nga këto marrëzira të pa përgjegjëshme.Por propozimi i juaj zotërinj: Kokëdhima,Kosta,Spahiu,në mendimin tim profesional është një marrëzi e barasvlefshme me të gjitha marrëzitë e sipërpërmëndura të marra së bashku,për Shqipërinë. Propozimi i juaj nuk ka qënë miratuar as në vëndet arabe të origjinës së bimëve narkotike,në Azinë Qëndrore qyshë para 1000 vjetëve.Vet fjala "hashash" që në arabisht do të thotë "flakje","braktisje",një nofkë që arabët e këtyre vëndeve ja vunë bimëve toksike,helmatisëse narkotike,qyshë para 10 shekujve,për shkak të pasojave tragjike që ato shkaktonin. Në konkljuzion shkencor,social dhe sigurie kombëtare,i vetmi shpëtim nga pasojat e bimëve narkotike dhe narkotizmit është padyshim braktisja dhe mos përdorimi i tyre. Rreth 30 vjetë më parë,nën drejtimin shkencor të autorit të këtij komenti,u bë një studim i suksesëshëm pilot lidhur me kultivimin e hashashit,përpunimin laboratorik dhe prodhimin e lëndëve të pastra narkotike opioideve(morfina,tebaina,kodeina dhe heroina).Mbi bazën e këtij studimi u propozua kultivimi i rreth 100 Ha tokë me hashash për prodhimin e opioideve të mësipërme për eksport.Fitimi ishte kolosal,megjithatë,ai nuk u aprovua për tu zbatuar.Sado që me ekonomi në krizë,shtet totalitar,diktatorial,me ekonomi të centralizuar dhe me masa të forta policore,prap se prap nuk garantohej mospërhapja e narkotizmit në masë të gjërë.</p>
Add new comment