Alarmi nga Britania: “Virusi i Ebolas përdorur nga Isis për atentate terroriste”

Postuar në 22 Shkurt, 2015 12:04

Anglia jep alarmin: “Virusi i Ebolas mund të herë përdorur nga terroristët e Isis për sulme ndaj Perëndimit”. Megjithatë, zakonisht terroristët dinë të zgjedhin armët që kanë efekt të menjëhershëm dhe shkatërrues: Ebola përhapet ngadalë. Alarmin e ka dhënë Ministria e Mbrojtjes Angleze, që këto  ditë është duke vlerësuar të gjitha skenaret e mundshme të një sulmi nga militantët e shtetit islamik. Alarmi ka dalë nga një sërë dokumentesh të zbuluara nga gazeta britanike, sipas studimeve që u kanë referuar studiuesit e Ministrisë së Mbrojtjes që nga tetori i kaluar. Shkencëtarët kanë studiuar përdorimet e mundshme të virusit Ebola si armë kimike dhe kanë sugjeruar tri skenarë të mundshëm, por që ende nuk janë shpallur. Nga dokumentet sekrete, disa gazeta kanë dalë në përfundimin se studiuesit e mbrojtjes kanë analizuar tri lloje të kërcënimeve: kimike, radiologjike dhe biologjike. Ekspertët, megjithatë, besojnë se “virusi Ebola nuk është i përshtatshëm për një përdorim të mundshëm terrorist”. Terroristët zakonisht zgjedhin armët që kanë efekt të menjëhershëm dhe shkatërrues ndërsa “Ebola përhapet shumë ngadalë”.

 

l.v

 

http://www.ilgiornale.it/news/mondo/virus-dellebola-usato-dallisis-attentati-terroristici-1097536.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.