Shpëtojnë nga përmbytja marrëdhëniet shqiptaro-greke. Ministria e Jashtme: “Devijimi i Vjosës, vetëm një projekt-ide e një kompanie private greke”

“Tema Tv” i ka marrë një intervistë Glevin Dervishit, këshilltarit për mediat të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Dervishi flet për çështjen e Vjosës, që trazoi ujërat e marrëdhënieve shqiptaro-greke në prag të vizitës së Chountis. Ai sqaron se bëhet fjalë vetëm për një projekt-ide të një kompanie greke dhe më tej akoma, se në gjyqin që zhvillohet në Greqi për këtë çështje, pala shqiptare përfaqëson shqetësimet e veta, përmes avokatit të shoqatave greke të mjedisit dhe disa bashkive që preken nga projekti. “Së pari duhet të sqaroj opinionin publik se nuk bëhet fjalë për një projekt, por për një projekt- ide, jo me një projekt të mirëfilltë që ka filluar të implementohet në terren. Bëhet fjalë për një projekt -ide të paraqitur nga një kompani private greke e cila kërkon që të bëjë një devijm të një prej degëve të lumit Vjosa nga rrjedha natyrale në drejtim të liqenit të Janinës. Ministria e Jashtme është vënë në dijeni në lidhje me këtë çështje që në fillim në marrëdhëniet e para dypalëshe që ka pasur ministri Bushati (duke pasur parasysh edhe një lloj ftohje në marrdhëniet midis dy vendeve që nga marrëveshja e detit) kemi kërkuar nga takimet e përbashkëta që ka pasur ministri Bushati me homologun Venizellos, me insistim të palës shqiptare ngritjen e komisionit për Menaxhimin e Ujërave të Përbashkëta Ndërkufitare, pra ujërave të ëmbla. Pas ringritjes së këtij komisioni takimi i parë i tij ishte më 9 janar të vitit 2015. Pala shqiptare i ka bërë me dije palës greke të gjithë shqetësimin, i kemi bërë me dije nevojën për informim në lidhje me projekt idenë…Në gjyqin që po zhvillohet aktualisht në Greqi janë disa shoqata ambjentaliste dhe bashki të e zonës që lagen nga rrjedha ku kalon lumi Vjosë , të cilin e kanë çuar cështjen në Këshillin e Lartë të Shtetit. Ata kanë një avokat të vetin, i cili është kontaktuar edhe nga pala shqiptare dhe e ka ndjekur çështjen hap pas hapi edhe në gjyq ka parqitur shqetësimet e palës shqiptare edhe kërkesat që ky është një projekt që në rast se do të kalojë kërkohet edhe mendimi i palës shqiptare sepse është një projekt që kalon në kufij shtetëror”, thotë Dervishi. Dhe në fakt shyqyr që gjyqi po zhvillohet në Greqi, pasi sikur të supozonim se gjyqi do të zhvillohej në Shqipëri, me siguri që përfundimin do të duhet ta kërkonim me Burime nga partitë.
s.z
Add new comment