Fjalë të mira për hashashin edhe nga kreu i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo që mburr cilësinë e tij. Por në Gjirokastër i rrinë larg këtij diskutimi...

Kreu i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo, vendos të japë një dëshmi pragmatizmi(dikur quhej oportunizëm) me shpresën ndoshta se diçka e mirë do të pasojë në kontekstin e zgjedhjeve që po afrojnë. Kështu Zeqo ka dhënë një intervistë për gazetën “Shekulli”, tribuna e vetme e apologjisë së hashashit...si bimë mjekësore, ku ai ka folur pikërisht për dobinë e kësaj bime, të cilës ja kanë parë leverdinë jo pak njerëz. Ja se çfarë thotë Zeqo ndër të tjera: “Përderisa e konsiderojmë si një bimë mjekësore, mendoj që do të ishte me efekte pozitive dhe për ekonominë e qytetarëve tanë, nëse paraprakisht do të përgatitej një kuadër i plotë ligjor, që do të rregullonte të gjithë ciklin e prodhimit, grumbullimit, përpunimit dhe tregtimit të kësaj bime. Kjo do të evitonte rreziqet e kultivimit të pakontrolluar, trafiqet e paligjshme dhe botën e krimit që gjithë kohën ka tentuar ta menaxhojë këtë sistem në mungesë të veprimit të shtetit, siç ka ndodhur në shumë vende të tjera në botë, por edhe te ne, deri përpara pak kohësh. Krijimi i këtij sistemi legal të kultivimit, përpunimit dhe tregtimit të kësaj bime do të jetë një aset më shumë për të shtuar të ardhurat e ekonomisë kombëtare, të ardhura që deri dje kanë përfunduar në xhepat e trafikantëve”. Ai bën pjesë në kryetarët e bashkive të padëshiruar nga kryeministri, sipas informacioneve të pakonfirmuara zyrtarisht. Ndaj Zeqos ka një padi për çështjet e banesave sociale, padi për të cilën ai ka vlerësuar se lidhet pikërisht me afrimin e zgjedhjeve. Por pyetja qe lind vetiu është: po qëndrimi i tanishëm për hashashin a ka vallë lidhje me zgjedhjet? Zeqo thotë edhe se: “Nga të gjitha vlerësimet e bëra, rezulton se kanabisi i prodhuar në Shqipëri, për shkak të kushteve klimaterike dhe cilësisë së tokës, ka qenë i një cilësie shumë të mirë dhe mjaft i kërkuar në tregjet ndërkombëtare”(http://www.shekulli.com.al/p.php?id=222103). Nuk do të ishte aspak spekullim, as provokim, nëse pas këtij pohimi nga një zyrtar i lartë i mazhorancës, të pyesnim: Pse hesht ta zëmë, kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime? Kjo pasi kur flasim për cilësi të hashashit nuk mund të mohojmë vendin e Lazaratit në lulëzimin e kësaj industrie, fshat ky që me ndarjen e re territoriale përfshihet në një njësi me qytetin e Gjirokastrës. Duket se Bimes nuk i vlen hashashi si argument, edhe sepse kjo është një betejë personale e z. Kokëdhima. Por edhe sepse informacionet që qarkullojnë deri më tani flasin për një investim të fortë nga LSI-ja që synon këtë bashki. E çuditshmja qëndron me padinë ndaj Bimes. Burime nga PS-ja e Gjirokastrës i thanë “ResPublica” se Bime i ka bërë të ditur kryeministrit se nuk do të kandidonte më, por duke sugjeruar që kandidati zëvendësues të ishte një njeri serioz, edhe pse zgjedhjet e 21 qershorit kanë një specifikë në Gjirokastër. Dhe kjo specifikë lidhet pikërisht me operacionin kundër kultivimit të drogës në Lazarat. Këshillë kjo që me sa duket është lexuar jo mirë.
s.z
Comments
Shpresoj qe mos te ngelemi te

Shpresoj qe mos te ngelemi te fundit edhe ne kete levizje mbareboterore se me ç'shoh, ne vendet e tjera europiane, ka projekte shume serioze. Bota e qyteteruar po pergatitet per nje legalizim gradual por masiv: http://rt.com/uk/235803-cista-party-cannabis-election/

Ndersa ne Shqiperi duhet ende te degjojme e lexojme ca kerriça qe thone se te beka dem! Kush ka nje liste me emrat e viktimave te kesaj bime te mrekullueshme, le ta publikoje; se listat e zeza me vdekjet e pafundme te alkoholit dhe duhanit, i keni gjithandej.

Ligjerim i padiskutueshem me monopol shteteror - kjo eshte formula e zgjidhjes me optimale!

<link href="chrome://s3gt/skin/s3gt_tooltip.css" rel="stylesheet" type="text/css" />

Nese do te legalizohet

Nese do te legalizohet kanabisi, atehere ata qe do ta mbjellin do te falimentojne. Pse? Sepse cmimi i tij do te shkoje zero. Me poshte se i grurit. Atehere do te quhet gruri droge dhe do te kerkojme legalizimin e mbjelljes se grurit.

Add new comment