"Rusia është fuçi baruti për Europën”, thotë ministrja e Mbrojtjes

Qeveria shqiptare duket se ka vendosur të adoptojë si qasje zyrtare në lëmin e sigurisë, artikulimin e rrezikut rus në Ballkan. Përveç ministrit të Jashtëm, që ka folur dy-tri herë për këtë çështje, sot ka qenë ministrja e Mbrojtjes që ka dhënë edhe disa konsiderata të karakterit gjeopolitik e strategjik, për Ballkanin, por edhe për Europën. “Të gjithë e dimë që ISIS nga njëra anë dhe Rusia nga krahu tjetër janë dy çështje delikate, pasi janë kthyer burim tensioni në Europë. Rusia është një fuçi baruti për Europën dhe një rrezik konstant për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një rajon me ndasi të theksuara racore dhe fetare, të cilat duhet ti tejkalojmë për ti bërë ballë këtyre rreziqeve”, tha ajo në Konferencën e Këshillit të Atlantikut mbi “Situatën e Sigurisë në Europë dhe sfidat e kërcënimet ndaj saj”. Ministrja ka shtuar se ka ende grupime dhe parti në Ballkan, që i mundësojnë Rusisë të shprehë qëllimet dhe strategjinë e saj për “daljen në Mesdhe”.
http://www.ata.gov.al/ministrja-kodheli-ballkani-duhet-te-je...
s.z
Comments
ah po nuk te mbeti ty moj
<p>ah po nuk te mbeti ty moj cafke ta thuash.</p><p>shihni se jeni cope cope aty nder vehte, iu mbeti rusia juve ...</p>
Add new comment