Akuzat, Meta “këshillon” “kryetarin formal të PD-së”. Me Berishën replikon “menaxheri i krizave”, S. Braho: “Kam surpriza për të, të enjten në Kuvend”

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka replikuar sot në distancë me Lulzim Bashën, kryetarin formal të PD-së siç e quajti ai, duke e këshilluar që të ketë kujdes nga “tejkalimi i planit” në artikulimin e lloj-lloj skenarëve që po dëgjohen së fundmi. Meta ka kaluar në heshtje thuajse qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka folur gjatë dhe ka akuzuar shumë. Këtij të fundit i është kundërpërgjigjur kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, që duket si njeriu i specializuar për të folur me Sali Berishën. “Sali Berisha ka detyrim ligjor të dëshmojë në Prokurori, jo shkallëve. Berisha duhet ta dijë që pasja dijeni dhe fshehja dënohen. Prokuroria menjëherë të administrojë deklaratat e Sali Berishës për zbardhjen e çështjes. Doktori të ruajë qetësinë, pasi të enjten kam surpriza për të në Kuvend”, tha Spartak Braho.
s.z
Add new comment