Ambasadori Lu diskuton me ministrin e Bujqësisë, Panariti (i LSI) për dekriminalizimin e politikës

Një takim interesant ka ndodhur sot, ai mes ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti dhe ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu. Njoftohet se zoti ka diskutuar me ministrin e LSI-së për zhvillimet e fundit në vend, kryesisht në funksion të procesit të dekriminalizimit të institucioneve dhe të politikës në tërësi. Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtën pikëpamje mbi nevojën e ndarjes përfundimtare nga rekordet kriminale të politikës të të gjitha niveleve.
Panariti përfitoi nga rasti edhe për ta falënderuar ambasadorin Lu për mbështetjen e qeverisë amerikane nëpërmjet programit USAID për rimëkëmbjen e bujqësisë në zonat e përmbytura.
a.k
Add new comment