Arkiv-Lajme
Shënim: Agron Duka drejt zyrtarizimin si kandidat i opozitës në Durrës. A e ka dhënë miratimin Berisha...?
Edhe pse vendimi ende nuk është bërë publik, kandidatura e deputetit Agron Duka po shkon drejt zyrtarizimit si emri i opozitës që do garojë për bashkinë e Durrësit më 21 qershor. Deputeti i Partisë Republikane shfaqi më herët dëshirën për kandidim, por shtoi se priste një konfirmim nga partia kryesore e opozitës, ndërkohë që dega e PD-së Durrës pati disa përplasje për këtë çështje. Burime në PR i thanë gazetës Tema se shumë shpejt do të zyrtarizohet dakordësia për Dukën.
Arben Ristani thotë te Krasta se “protesta e së enjtes nuk do të jetë e dhunshme” dhe se për çështjen “Doshi”, strukturat e PD nuk kishin dijeni ndërsa Berisha po
Media po “zien” nga lajmet dhe parashikimet se si do të jetë protesta e paralajmëruar e së enjtes nga opozita. Ka pikëpyetje të shumta nëse do të ketë dhunë apo jo në protestën që udhëhiqet nga kërkesa për dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i kryeparlamentarit. Arben Ristani, sekretar i Përgjithshëm i PD-së thotë se gjithcka po organizohet në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë akt dhune apo teprime.
Ambasadori amerikan takon kreun e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa. Asnjë deklaratë për temën e bisedës
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka zhvilluar sot paradite një takim me kreun e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafa. Askush prej të dyve nuk ka preferuar të komentojë apo të bëjë një deklaratë për temën e bisedës, por duket ambasadori i ri i SHBA-ve po lëviz me sa duket që dekriminalizimi të mos mbetet demagogji dhe retorikë. Dhe procesi duhet thënë se ka nisur.
http://vizionplus.al/donald-lu-takon-fatmir-xhafen/
Britania mbyll pagesën e fundit të borxhit publik të krijuar për përballimin e shpenzimeve të Luftës së Parë Botërore
Mbretëria e Bashkuar ka derdhur së fundmi edhe pagesën e fundit të borxhit të akumuluar për të përballuar shpenzimet e Luftës së Parë Botërore. Bëhet fjalë për pagesën e titujve të borxhit publik të emetuara në vitin 1917, për depozitimin e së cilës ministri i Thesarit ka firmosur këstin e fundit prej 2.4 miliardë eurosh. “Fakti që paguam është provë e besueshmërisë sonë fiskale dhe e faktit që ne i paguajmë gjithnjë të gjitha borxhet tona”, tha ministri George Osborne.
Episodi libian i Pranverës Arabe, likujdimi i Gedafit mund të ketë lidhje me frikën e Sarkozisë që kishte pranuar financime elektorale nga lideri libian
U tha se u rrëzua një diktator, madje u ekzekutua në sytë e mbarë botës, por mesa duket historia e mbuluar shpesh me aureolën e kauzave fisnike është më e thjeshtë. Është fjala për likujdimin e Mohamer Gedafiy, liderit libian, rënia e të cilit, njësoj si në Irak, përmes ekzekutimit, hapi siparin e destabilizimit përmanent. Në rastin e Gedafit, teza se pas vrasjes së tij qëndron frika e ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy, përforcohet këto ditë nga debati që ka shpërthyer në media.
Agim Rama, kunati i Berishës në prokurori sot në mbrëmje. Nesër paradite, radha e Dritan Priftit
Vijon të zgjerohet rrethi i personave që prokuroria i thërret për të dëshmuar atë që dinë lidhur me çështjen ‘Doshi”. Pas Berishës, radhën sot për të dëshmuar e ka pasur edhe kunati i tij, Agim Rama, i cili sipas burimeve nga Prokuroria për Krimet e Rënda është paraqitur rreth orës 19:00 para hetuesve. Emri i Agim Ramës ka dalë nga rezymeja që ministri i Brendshëm Tahiri bëri publikisht mbi çështjen “Doshi”, por edhe nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, sipas të cilit si personi për të cilin Doshi pretendonte fillimisht se kërkonte eliminimin e tij, iste pikërisht kunati i Sali Berishës.
Rama thërret në takim Adriatik Llallën. Po kryeprokurori a do ta japë dëshminë e vet, si i përfolur në çështjen Doshi?
Rama ka thirrur për një takim, i dyti brenda një jave, kryeprokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Temë e diskutimit mendohet se ka qenë çështja “Tomë Doshi”, e cila është vënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Pas zhvillimeve të reja, bie çdo orë që kalon teza e Doshit për një skenar real vrasjeje ndaj tij.
Hipotezat për zhvillimin e protestës së të enjtes, një portal shkruan se PD-ja ka vendosur përdorimin e plisave të bardhë për protestuesit: “Si shenjë e gjithërfshirjes së shqiptarëve”
PD-ja ka lajmëruar se ditën e enjte do të zhvillojë një protestë, që zuri fill nga akuzat publike të deputetit Tom Doshi se atë ishin përpjekur ta vrasin njerëz të pororsitur nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Ndonëse, përfaqësia e SHBA në Tiranë, partneri dhe mbikëqyrësi i politikës shqiptare përshëndeti përjashtimin e Doshit, ndërkohë ëe ambasadori Lu, ka takuar deri më tani dy ministra të LSI-së dhe kreun e saj, PD-ja duket e vendosur që ta realizojë dekriminalizimin me një proces transferimi te LSI.
IKMT ndërpret sërish punimet për 20 katëshat pranë Digës së Liqenit Artificial. Çudia e lejes së Komitetit të Digave
Ka pasur së fundi protesta të vazhdueshme për punimet ndërtuese pranë digës së Liqenit Artificial të Tiranës. Por Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT, ish INUK) ka ndërprerë punimet. Në arsyetimin e vendimit thuhet se projekti për ndërtimin e kompleksit të 5 pallateve deri në 20 kate ka probleme në dokumentacion pasi nuk është botuar pjesa ilustruese e objektit, dhe ndërtimi në këtë zonë është në kundërshtim me ligjin për planifikimin e territorit. Kjo është hera e dytë që ndërpriten punimet në ndërtimin e këtij objekti.
Tahiri kërkon nga prokuroria të mbyllë sa më shpejt hetimet për Doshin. I bindur se është skenar i sajuar
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri nuk ka preferuar të komentojë akuzat për takimet me Durim Bamin në zyrën e tij, duke kërkuar nga Prokuroria të mbyllë sa më shpejt hetimet për çështjen Doshi. Gjatë inaugurimit të Zyrës së Shërbimit Unik për Qytetarët në Komisariatin nr. 1 në Tiranë, Tahiri i qëndroi idesë se gjithçka është një skenar i sajuar.