IKMT ndërpret sërish punimet për 20 katëshat pranë Digës së Liqenit Artificial. Çudia e lejes së Komitetit të Digave

Ka pasur së fundi protesta të vazhdueshme për punimet ndërtuese pranë digës së Liqenit Artificial të Tiranës. Por Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT, ish INUK) ka ndërprerë punimet. Në arsyetimin e vendimit thuhet se projekti për ndërtimin e kompleksit të 5 pallateve deri në 20 kate ka probleme në dokumentacion pasi nuk është botuar pjesa ilustruese e objektit, dhe ndërtimi në këtë zonë është në kundërshtim me ligjin për planifikimin e territorit. Kjo është hera e dytë që ndërpriten punimet në ndërtimin e këtij objekti. Ajo që ka mbetur mister sot e kësaj dite, është arsyetimi pro ndërtimit që mund të ketë dhënë Komiteti Kombëtar i Digave, kur dihet botërisht se ndërtimi poshtë digave ndalohet kategorikisht. Vite më parë, kur në këtë komitet bënin pjesë figura si prof.Farudin Hoxha, këto leje ishin bllokuar, por me largimin e tij, çuditërisht u hap drita jeshile.
a.k
Add new comment