A do të jetë e dhunshme protesta e opozitës në 12 Mars? Basha foli për një betejë pa kthim për rrëzimin e diktatit të krimit

Postuar në 08 Mars, 2015 15:33

Zëra pranë Partisë Demokratike thanë për ResPublica se në radhët e opozitës ka mendime të ndryshme për mënyrën sesi do të protestohet në 12 Mars në Tiranë. Krahu “radikal” nëse mund të quhet kështu rrethi i ish-kryeministrit Berisha mbështet një reagim të fortë kundër qeverisë, ndërsa kryetari Basha është për një marshim pa tone të tilla që mund të çojnë në eksese të dhunshme gjatë protestës. Gjithësesi mesazhet e dhëna si nga Berisha ashtu dhe nga Basha janë për një betejë pa kthim dhe rrëzim të krimit në pushtet në 12 Mars, ç’ka ngre pikëpyetje mbi qëllimin dhe objektivin që kërkon të arrijë Partia Demokratike me protestën e 12 Marsit. Berisha ka shprehur në një farë mënyre qëndrimin e tij lidhur me këtë protestë, duke e krahasuar me atë të 20 shkurtit 91, kur u rrëzua busti i diktatorit Hoxha. “Vetem ju te dashur qytetare me guximin, burrerine tuaj dhe dashurine per kete vend, me nje 20 shkurt te ri me daten 12 mars mund te beni te sigurte jeten tuaj dhe te femijeve tuaj, mund te shpetoni Shqiperine nga kriminele ne postet me te larta te pushtetit, qe per lekuren e tyre jane te gatshem qe me vrasje politike dhe duke akuzuar opoziten, te zhysin vendin ne nje konflikt te gjere civil.”-shprehet Berisha në facebook. Ndërsa Basha në konferencën e fundit për shtyp nga selia e Partisë Demokratike mbrëmjen e së dielës foli për rrëzim të krimit, por me një gjuhë më të moderuar.  “Të enjten e 12 marsit që po vjen le ti tregojmë Edi Ramës dhe Ilir Metës çdo të thotë të tradhtosh popullin, të braktisësh qytetarët, të shtosh hallet dhe mjerimin e tyre, të bëhesh koka e krimit që terrorizon shqiptarët. Shqiptarët do ta ndalin të keqen. Po afron ora e drejtësisë.Le të bashkohemi të enjten në sheshin Skënderbej pa dallime moshe, bindje politike, prejardhje krahinore apo sociale në një betejë pa kthim për rrëzimin e krimit në krye të shtetit, për rrëzimin e diktatit të krimit, për Shqipërinë e ëndrrave tona evropiane”. Protesta e opozitës të enjten e 12 Marsit do të nisë nga Sheshi Skëndërbej dhe do të drejtohet përpara kryeministrisë, e cila ndryshe nga 4 vite më parë nuk ka rrethimin me kangjella që shënonte edhe perimetrin e sigurisë, përtej të cilit dhuna nuk tolerohet.

 

l.m

Comments

Submitted by antisllav (not verified) on

<p>Te enjten Berisha ne bashkepunim me sherbimet sekrete ruse dhe serbe do bejne masaker ne Tirane. Njerez &nbsp;mos jepni jeten per dashnoret e Shkelzenit.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Hajde çunat e Tirones, vrisni edhe ju 4 veta qe ta myllni barazim e me ket rast i vehet kapak edhe 21 Janarit.</p>

Submitted by Ish LSI (not verified) on

<p>Nuk jam kunder Edi Rames, dua te shporret Ilir Meta me Moniken dhe skretaren e Monikes. me mermuan para per nje cope pune. Ne rast se Edi do ta mbaje me cdo kusht atehere te shporret edhe ai bashke me te.</p>

Submitted by mir (not verified) on

<p>dhuna nuk duhet toleruar, opozita te zbatoj ligjet e shtetit. &nbsp;prape do djegim shqiperine , kjo do jete fatale</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.