Padia për shpifje, Ristani i kërkon Ramës të tërhiqet, pasi ai kishte folur “në emër të PD-së”

Postuar në 09 Mars, 2015 03:52

Çështja e dytë që kryeministri Rama ka në Gjykatën e Lartë është padia për shpifje ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani. Rama deklaroi se do e ndjekë deri në fund këtë çështje. Pas daljes nga gjykata, Rama përsëriti vendosmërinë e tij për të pastruar politikën nga shpifjet, ndërsa Ristani tha se ka prova për akuzat e tij. Ai tha se do paraqesë në gjykatë një deklaratë të Dritan Priftit, që thotë se e ka parë Ramën duke marrë kokainë. Por nga ana tjetër, Ristani I kërkoi Ramës ta tërheqë padinë, pasi ai kishte folur në emër të PD-së duke bërë një deklaratë politike, “pavarësisht se ndaj bindjen time të patundur për atë që thashë”.   

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.