Të dhënat e vëzhgimit mbi 550 Qendrat Shëndetësore: 57% e klinikave kishin pajisjet e duhura, 54% kishin ilaçet e sakta…

Postuar në 11 Mars, 2015 10:27

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka përcjellë disa të dhëna nga Raporti përfundimtar i Vëzhgimit mbi Qendrat Shëndetësore në Shqipëri. Dhe të dhënat janë me të vërtetë alarmuese, sado që ministri i Shëndetësisë, ka deklaruar rilindjen e sektorit. “Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qëndrueshme zhvilloi këtë vëzhgim në 550 [pesë qind e pesëdhjetë] qendra shëndetësore...Në fotografimin e situatës së një dite, Koalicioni gjeti: Që vetëm 57 [pesëdhjetë e shtatë] për qind e klinikave kishin pajisjet e duhura. Vetëm 54 [pesëdhjetë e katër] për qind kishin ilaçet e sakta. Vetëm 32 [tridhjetë e dy] për qind e rasteve të dhunës brenda familjes ishin dokumentuar siç duhet. Dhe vetëm 5 [pesë] përqind e klinikave kishin përshtatshmëri për personat me aftësi të kufizuara”, tha Lu. Ai tha se vëzhgimi është realizuar me mbështetjen e ministrit Ilir Beqja, që gjen te këto të dhëna një argument për vendimin për dhënien me koncesion të shërbimit check up dhe të pajisjeve mjekësore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.