Partia Kristian Demokrate që drejtohet nga Mark Frroku: Sulmet e fundit, kanë arsye dhe synime elektorale. Mbështesim reformat e qeverisë

Postuar në 11 Mars, 2015 12:01

Partia Kristian Demokrate, që drejtohet nga deputeti Mark Frroku, ka dalë sot me një deklaratë të posçme, lidhur me zhvillimet e fundit politike. Teksa vlerëson aktin e kryetarit Frroku dhe përfaqësuesve të lartë të shtetit, për t’u drejtuar në Prokurori, PKD-ja del me disa vlerësime që shohin te skenarët e fundit, arsye elektorale. “PKD distancohet nga çdo skenar që tenton të mbajë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ne i konsiderojmë të papranueshme akuzat politike që bëhen në adresë të Partisë Kristian Demokrate dhe të kryetarit të saj, z. Mark Frroku, duke i cilësuar si pjesë e konjukturave të pamoralshme për të ulur peshën e subjektit tonë para zgjedhjeve vendore. Partia Kristian Demokrate, si forcë politike parlamentare, është pjesë e mazhorancës qeverisëse, në mbështetje të qeverisë, për realizimin e reformave dhe integrimin e vendit. Me këtë rast, i bëjmë thirrje të gjitha strukturave drejtuese, anëtarësisë dhe mbështetësve të alternativës kristian-demokrate në të gjithë vendin që të mobilizohen, si asnjëherë tjetër, për të arritur objektivat tona me 21 qershor 2015, duke shumëfishuar sukseset që morëm në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013”, tha nënkryetari, Ernest Gjuraj.

Comments

Submitted by tani (not verified) on

ti e ke vendin bashk me doshin e koleg te tjere atje ku nuk ka lluks e ku rrini me pizhama,po jetojme ne shqiperi dhe beni qef e shfrytezoni injorancen e ketij populli legen</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.